RMV, në mesnatë përfundon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturat e pavarura në zgjedhjet lokale

Në mesnatë përfundon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturat e pavarura për kryetarë dhe këshilltarë për zgjedhjet lokale të caktuara për më 17 tetor, transmeton Portalb.mk.

Deri më tani, janë mbledhur nënshkrime për 18 kandidatë të pavarur për kryetarë komunash, ndërsa edhe për 15 kandidatë të tjerë vazhdon procedura. Në zyrat rajonale dhe zyrat e KSHZ -së, nënshkrimet e nevojshme i mblodhën edhe 38 grupe të pavarura zgjedhësish për listat e këshilltarëve, dhe 26 janë në proces e sipër.

Zyrat rajonale të KSHZ-së sot do të jenë të hapura deri në mesnatë, kur edhe skadon afati ligjor për mbledhjen e nënshkrimeve.

Kandidaturat për kryetarë dhe këshilltarë në komisionet komunale zgjedhore dorëzohen deri më 11 shtator.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dje njoftoi se do të mbështesin Danela Arsovskën për kryetare të Qytetit të Shkupit, e cila javën e kaluar mblodhi nënshkrimet si kandidate e pavarur.

Për sot njoftoi se do të shpallin edhe dhjetra kandidatë të tjerë për kryetarë komune.

Shumëllojshmëria e listave është vërtetim i lirisë dhe demokracisë, tha kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij, LSDM ka bashkëpunim të shkëlqyer me BDI-në, BESËN dhe PDSH-në, ndërsa koalicioni është i qëndrueshëm dhe unik.

Partia qeverisëse, deri javën e kaluar, shpalli rreth 50 kandidatë për kryetar komune.

Në proces e sipër është kontrolli publik i Listës zgjedhore, i cili përfundon më 9 shtator. Deri më 28 gusht 2021, siç u njoftua nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, gjithsej 7909 persona janë kontrolluar në Listën zgjedhore.

Nga KSHZ thonë se janë paraqitur gjithsej 17 kërkesa për regjistrim në Listën zgjedhore, 12 kërkesa për fshirjen e të dhënave nga Lista zgjedhore dhe tetë kërkesa për ndryshimin e të dhënave në Listën zgjedhore. Gjithashtu, Komisioni Shtetëror Zgjedhor informon se në email- adresën e tyre elektronike “[email protected]” janë paraqitur gjithsej 23 kërkesa.

Këto do të jenë zgjedhjet e para në të cilat në vend do të përdoren edhe terminale për gjurmët e gishtërinjëve. 200 terminalet e parë pritet që në KSHZ të jenë gjatë kësaj jave, pas së cilës do të fillojë mësimi për aplikimin e tyre në zgjedhje. Zgjedhjet lokale do të mbahen me masa mbrojtëse ndaj kovid-19.

Kryteari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se për sigurinë e të dhënave do të kujdeset një ekip i tërë inxhinierësh të IT -së, kurse një ekip i veçantë do të kujdeset vetëm për aparatet e gjurmëve të gishtërinjve dhe se pajisjet e gjurmëve të gishtërinjve nuk mund të jenë objekt i sulmeve të hakerëve.

Pajisjet prokurohen nga kompania “Demalog”, e cila ka përvojë me zgjedhjet në Afganistan, ato parlamentare në vitin 2018 dhe presidenciale në vitin 2019. Në pritje të prokurimit në fillim të këtij muaji, siç raportohet nga “360 gradë”, Fondacioni Zgjedhje transparente në Afganistan (TEFA), i cili monitoron zgjedhjet në këtë vend, institucioneve të vendit dhe përfaqësuesve të KSHZ-së iu arriti letër (në mënyrë elektronike) me paralajmërim për përvojën e keqe atje me “Dermalog”.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button