Nesër përfundon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët dhe listat e pavarura

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit vijnë me një numër dhe Interesim të lartë të kandidatëve të pavarur për kryetar komunash dhe këshilla komunal. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) shumica e tyre tani më i kanë siguruar nënshkrimet e nevojshme për tu futur në garë me 17 tetor, ndërsa disa të tjerë ende janë në mbledhje të nënshkrimeve, për të cilën kanë kohë deri nesër kur edhe përfundon afati, njofton Portalb.mk.

Sipas KSHZ-së, nënshkrimet e nevojshme për kryetarë komunash i kanë siguruar 18 persona kurse 15 të tjerë janë ende në proces. Kandidatët që kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme do të garojnë për Qytetin e Shkupit, Kërçovën, Ohrin, Prilepin, Manastirin dhe të tjera, prej të cilëve janë tre shqiptar, edhe atë Fatmir Limani në Kërçovë, Enver Pajaziti në Bërvenicë dhe Shaqir Islami në Vrapçisht.

Numri i listave të pavarura për këshillat komunale është gjithashtu i lartë.

Sipas KSHZ-së, deri tani nënshkrimet i kanë siguruar 38 lista, ndërsa 26 lista të tjera janë ende në proces të mbledhjes së tyre.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button