Ligji për mbeturinat para deputetëve në shtator: Djegia do të gjobitet me 200 euro, hedhja e plehrave 150 euro

Qytetarët, të do të hedhin mbeturina kudo ose do të djegin mbeturina edhe në të ardhmen do të kalojnë lirë. Personat fizikë edhe në të ardhmen do të gjobiten me 200 euro nëse djegin ose hedhin goma të vjetra, vajra dhe mbeturina të tjera në natyrë ose në rrugë. Ata qytetarë që hedhin mbeturina kudo që duan do të gjobiten me 150 euro, ndërsa gjobë prej 50 eurosh parashikohet për individët që nuk e bëjnë përzgjedhjen e mbeturinave ose nuk i vendosin mbeturinat në kontejnerët e veçantë të destinuar për këtë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Këto zëra janë vetëm një pjesë e vogël e dispozitave penale në Ligjin e propozuar për Menaxhimin e Mbetjeve, i cili tashmë disa muaj është në procedurë parlamentare. Në fillim të korrikut, një shoqatash qytetare dhe institucione të arsimit të larët kërkuan dëgjim publik para miratimit përfundimtar të këtij ligji nga deputetët. Në vend të kësaj, në fund të korrikut, deputetët në Komisionin për Çështjet Evropian e miratuan këtë ligj në leximin e dytë, pas së cilës deputetët duhet të votojnë për miratimin e tij pas kthimit nga pushimet. Kuvendi i RMV-së ende nuk e ka caktuar seancën në të cilën do të votohet Ligji për Menaxhimin e Mbetjeve.

Megjithatë, në leximin e dytë të këtij ligji, deputetët pranuan në zgjidhjen e re ligjore që të mbetet ndalimi i importit të mbeturinave të përdorura si lëndë djegëse alternative, pas amendamenteve paraqitura nga disa deputetë, ndërsa këta i propozuan ndryshimet pas apelit që ua drejtuar atyre muajin e kaluar 31 shoqatat e qytetarëve dhe institucionet e arsimit të lartë.

Së bashku me këtë, organizatat joqeveritare e kontestuan edhe Ligjin për Paketimin dhe Menaxhimin e Mbetjeve të Paketimit, i cili kaloi leximin e dytë në të njëjtën sesion të komisionit dhe do të gjendet në votim përfundimtar para deputetëve.

Sipas kësaj zgjidhjeje ligjore, qeset plastike që qytetarët i blejnë në dyqane nga 1 dhjetori 2021 do të kushtojnë 15 denarë një copë, gjë që duhet të dekurajojë blerjen e produkteve të tilla që ndotin mjedisin.

“Tregtari i përmendur në paragrafin (4) të këtij neni është i detyruar të mbajë shënime në baza tremujore për numrin e qeseve të shitura në çdo pikë të shitjes të cilat ai i dorëzon organit të ekspertëve dhe transferon shumën totale të marrë nga tarifa nga qeset e shitura në baza tremujore në një llogari të veçantë të autoritetit mjedisor, që do të hapet për atë qëllim”, thuhet në ligj.

Gjithashtu, ligji i ri i propozuar parashikon ndalimin e përdorimit të paketimeve plastike për një përdorim në objekte hotelerike që gjenden në zonat e mbrojtura në vend, nga 1 dhjetori 2021.

Nga 1 janari 2022, prodhuesit që në treg sjellin mallra të paketuara nga të cilat krijohen mbeturinat e paketimit do të duhet të paguajnë një tarifë në vlerë prej 7.400 denarë për një tonelatë letër dhe dru ose 9.200 denarë për një tonelatë plastikë, metal, kompozit dhe qelq, thuhet në zgjidhjen ligjore për të cilën do të duhet të votojnë deputetët sapo të kthehen nga pushimet në fillim të shtatorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button