Simonovski: Në vitin 2022 planifikohet furnizim serioz i pajisjeve dhe automjeteve zjarrfikëse

Komandanti i Brigadës Territoriale Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, Vlladimir Simonovski, në një intervistë pët MIA-n tha se edhe pse ekipet zjarrfikëse ishin në krye të detyrës në shuarjen e zjarreve të cilat në gusht e kapluan vendin, por mungesa e pajisjes për lokalizimin e këtyre zjarreve është e madhe në gjithë territorin, transmeton Portalb.mk.

Simonovski tha se për këtë periudhë të vitit karakteristike janë zjarret pyjore dhe se me ndryshimet e kohës dhe ngrohjes globale, në të ardhmen mund të priten gjithnjë e më shumë këso zjarre.

Ai Paralajmëroi punësim të 20 zjarrfikësve, por për shkak të zgjedhjeve të ardhshme lokale, shpallja është pezulluar. Për vitin e ardhshëm është planifikuar furnizim serioz i pajisjes dhe automjeteve për nevojat e NJTZ Shkup.

“Në janar të vitit 2020, ne morëm vendim për furnizimin e tre automjeteve zjarrfikëse dhe një shkalle automekanike për nevojat e qytetit të Shkupit, por në atë burokraci, Byroja për Kontrollin Administrativ Gjatë Furnizimeve Publike anuloi vendimin tonë për tre automjetet pavarësisht shkresës sonë për vjetërsinë mesatare 30 vjeç në automjetet që kemi dhe ne u refuzuam. Sa i përket numrit të punonjësve, ne kemi mungesë të madhe. Ne kishim një konkurs pune për 20 zjarrfikës, por zgjedhjet lokale të shpallura e vendosën atë në pritje. Dhe si e dhënë, që nga viti 2019 ne kemi punësuar 41 zjarrfikës, por nuk mund ta vendosim procesin e daljes në pension në “PUSHIM”. Pajisja është planifikuar për vitin 2022 kur planifikojmë furnizim serioz të pajisjeve dhe automjeteve për Brigadën”, tha Simonovski.

Në intervistë, Simonovski flet edhe për 5 gushtin, ditën kur NJTZ kishte rekordin e 22 intervenimeve, ndërsa foli edhe për pajisjen e zjarrfikësve austriakë të cilët ndihmuan në shuarjen e zjarreve të mëdha të cilat e kapluan rajonin e Maleshevisë.

Intervista e plotë do të publikohet më vonë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button