KSHZ: deri më tani 15 kandidatë të pavarur për kryetar komune në RMV kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në RMV njoftoi në seancën e sotme se deri më tani 15 kandidatë të pavarur për kryetarë komune kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ndërkaq, 30 lista të pavarura këshilltarësh në komuna të ndryshme kanë mbledhur nënshkrime në zyrat rajonale të KSHZ-së, shkruan Portalb.mk.

Mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetarë të komunave dhe për lista të këshilltarëve zgjat deri më 30 gusht, punonjësit në njësitë rajonale do të punojnë një orë më vonë nesër dhe të dielën, ndërsa më 30 gusht ata do të punojnë deri në mesnatë, u njoftua në seancë.

KSHZ –ja në seancën e sotme njoftoi gjithashtu se deri dje gjithsej 5164 persona u kontrolluan në Listën Zgjedhore. Gjithsej 17 kërkesa u paraqitën në KSHZ në adresën [email protected].

Procedura për inspektimin publik të Listës Zgjedhore për zgjedhjet lokale të caktuara për 17 tetor do të zgjasë deri më 9 shtator.

Qytetarët mund të bëjnë një inspektim publik në njësitë rajonale dhe në zyrat e KSHZ -së, si dhe në mënyrë elektronike përmes faqes së internetit të Komisionit- në Listën Zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button