fbpx

Filipçe: Mësimi në shkollat e mesme të Tetovës dhe Gostivarit do të fillojë online (VIDEO)

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ishte sot në Komunën e Tetovës, dhe u takua me zëvendësin e tij, Ilir Hasani dhe kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi. Në këtë takim u fol për kërkesat e shtabit të krizës të Komunës së Tetovës, të cilat janë shqyrtuar në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive. Filipçe informoi se shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të fillojnë me mësim online, njofton Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë, Filipçe foli për situatën epidemiologjike në Tetovë. Mes të tjerash njoftoi se sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar dy javët e para do të fillojë online, kurse më pas do të shihet se çfarë do të ndodh.

“Vendimi u mor nga Komisioni për Sëmundje Infektive si rezultat i situatës në të cilën gjenden spitalet, dhe ne nuk duam që të ketë presion shtesë”, tha Filipçe, duke theksuar se presioni gradualisht po zvogëlohet.

Filipçe tha se shkollat fillore do të mund të fillojnë me prezencë fizike, kurse për sa i përket asaj se si do të fillojnë mësimin universitet, me prani fizike apo online, Filipçe tha se duhet të bisedojnë me universitetet për këtë çështje.

Shtabi i krizës në Tetovë kërkoi edhe kushtëzimin e vaksinimit të mësimdhënësve përndryshe do duhet të testohen çdo të dytën ditë. Filipçe për këtë tha se do të bisedohet në mbledhjen e radhës.Por sipas Filipçes, për këtë kërkesë do të bisedohet në mbledhjen e radhës.

“Tanimë janë vaksinuar rreth 70 për qind e punonjësve të arsimit.Për të gjitha rekomandimet do diskutohet edhe në shtab edhe në Qeveri”, tha Filipçe.

Për fillimin e vitit shkollor, foli edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe tha se ka biseduar dhe ka informuar ministren e Arsimit për fillimin e vitit shkollor.

“Sipas mendimit tonë do të ishte një ndihmesë e madhe në qoftë se për dy javë do të arrinim që të ndërpresim mos të kemi prezencë veçanërisht në shkollat e mesme.” tha ajo.

Nga ana tjetër, sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska tha se Komisioni për Sëmundje Infektive ka diskutuar kërkesat e Shtabit të Krizave të Komunës së Tetovës, që viti shkollor të fillojë online, por vendimi do të merret nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button