“Wizz Air” lidh Maqedoninë me dy qytete tjera evropiane

“Wizz Air” njofton dy linja të reja ndërkombëtare nga Maqedonia deri në Itali të cilat janë Torino dhe Bolonja, duke filluar nga dhjetori. Fluturimet nga Aeroporti i Shkupit për në Torino do të fillonë më 18 dhjetor 2021 me dy fluturime javore ndërsa ato për në Bolonjë do të fillojnë prej më 19 dhjetor, shkruan Portalb.mk.

“Jemi krenarë të njoftojmë këto dy linja të reja nga Italia. Wizz Air merr seriozisht mirëqenien e klientëve të saj në mënyrë që ata të mund të gëzojnë një përvojë të sigurtë dhe pa probleme udhëtimi “, thotë Andras Rado, menaxher në Wizz Air, raporton “Turin Today”.

Tre ditë më parë, EasyJet njoftoi se po hapte një linjë ajrore të re nga Aeropoti i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button