Teuta Arifi do të garojë edhe për një mandat tjetër në Komunën e Tetovës

Teuta Arifi sërish do të kandidojë për të parën e komunës së Tetovës. Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi i shoqëruar nga ministrat Naser Nuredini, Fatmir Besimi, Kreshnik Bekteshi, zëvendësministrat Ilir Hasani e Bekim Rexhep, theksoi se “Arifi e ka mbështetjen apsolute të të gjithë neve pa asnjë hezitim dhe dëshmia më e madhe është vazhdimi i këtij projekti (Bllagoja Toska) dhe nga sot do të na shihni më shpesh në Tetovë sepse Tetova do të shndërohet në një fushë ndërtimi në të gjitha anët në drejtim të realizimit të projekteve”, transmeton Portalb.mk. 

Grubi bashkë ministra kanë parë nga afër vazhdimin e punimeve te bulevardi “Bllagoja Toska”, i cili ka filluar në prag të zgjedhjeve, dhe në një kohë kur shpallen kandidaturat e partive politike për zgjedhjet lokale.

“Prezenca jonë e madhe qeveritare sot këtu, ka për qëllim për të njoftuar jo vetëm tetovarët po të gjithë banorët e këtij rajoni se Qeveria përkujdeset në vazhdimësi për çdo vendbanim tonin dhe i qëndron prapa të gjitha projekteve të kryetarëve të komunave tona”, deklaroi Grubi.

Grubi tutje theksoi se ai dhe gjithë kolegët e tij ministra dhe funksionarë të tjerë nga të gjithë eshalonet qëndrojnë prapa Teuta Arifit dhe komunës së Tetovës drejtë realizimit të të gjitha projekteve të parapara në programin e Arifit.

“Pa asnjë dyshim është një zonjë e hekurt e cila po i prinë Tetovës në ndryshimin që i ndodh në historinë e vet në këto 8 vitet e kaluara, por nuk dua të ndalem këtu por të vazhdojmë më tej, në këtë synim e ka mbështetjen apsolute të të gjithë neve pa asnjë hezitim dhe dëshmia më e madhe është vazhdimi i këtij projekti dhe nga sot do të na shihni më shpesh në Tetovë sepse Tetova do të shndërohet në një fushë ndërtimi në të gjitha anët në drejtim të realizimit të projekteve. Një zonjë si Teuta po vihet në ballë në betejën për tetovarët me Covid-in duke hapur qendra të reja të vaksnimit, duke siguruar vaksina, duke luftuar për nxënësit në shkolla dhe kjo është ajo që i duhet Tetovës. Tetuta Arifi është aktuale kryetare e Tetovës do të jetë kryetare aktuale e Tetovës edhe pas zgjedhjeve së 17 tetorit, për arsye se këtë e dëshirojnë tetovarët për arsye se kështu janë përcaktuar tetovarët në të gjithë anketat që i kemi bërë pa asnjë dyshim. Tetovës i duhet Teuta Arifi sepse i ka hije Tetovës”, u shpreh Grubi.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button