Do të hapen 3 pika të reja vaksinimi në Tetovë, komuna kërkon të shtyhet fillimi i vitit shkollor për tre javë

Shtabi i krizës në Komunën e Tetovës sot mbajti mbledhjen e radhës ku të pranishëm ishin përfaqësues të të gjitha institucioneve shëndetësore dhe Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë. Nga Komuna e Tetovës njoftojnë se nga dita e nesërme do të fillojnë me punë tre pika të reja vaksinimi. Komuna e Tetovës kërkon nga Ministria e Arsimit që fillimi I vitit të ri shkollor me prani fizike të shtyhet për tre javë, dhe nga Ministria  e Shëndetësisë të mundësojë realizimin e testeve të shpejta edhe në Shtëpinë e shëndetit publik në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Nga Komuna e Tetovës njoftojnë se punktet e e reja vaksinimit do të hapen në mënyrë të njëpasnjëshme dhe sipas nevojës.

“Si pikë parë e vaksinimit nga nesër do të fillojë me punë qendra e vaksinimit tek Muzeu i Qytetit apo ish Shtëpia e Armatës që do funksionojë me 3 ndërrime nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 24:00 të mesnatës, si dhe pika e re e vaksinimit në ambulancën e fshatit Poroj”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Komuna e Tetovës kërkon që fillimi I vitit të ri shkollor me prani fizike të shtyhet për tre javë.

“Duke marrë parasysh situatën e rënduar epidemiologjike në Tetovë dhe Pollog, kërkojmë nga Ministria e arsimit dhe Shtabi i krizës pranë qeverisë së RMV, shtyrjen e fillimit të vitit shkollor me prezencë fizike për 3 javë, për të gjitha nivelet e arsimit, atë fillor, të mesëm dhe të lartë. Duke marrë parasysh faktin se kjo gjendje mbizotëron edhe në komunat tjera përreth, apelojmë që edhe komunat tjera të Pollogut ta përkrahin këtë kërkesë, që së bashku të kontribuojmë në reduktimin e rasteve të reja të infektimit”, njoftojnë nga Komuna e Tetovës.

Nga Komuna e Tetovës kërkojnë që i gjithë stafi arsimor dhe teknik në shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Tetovës të vaksinohet deri në fillimin e vitit shkollor me prezencë fizike, respektivisht deri me 20.09.2021, meqë pas këtij afati do të kërkohet prej tyre që çdo 72 orë të tregojnë dëshmi për test të shpejtë negativ, shpenzimet e të cilit do të duhet t’i bartin vetë.

Për më tepër nga Komuna e Tetovës apelojnë për kujdes maksimal dhe respektim të të gjitha masave, me theks të veçantë që personat me simptoma të Covid-19 të mos vetëtrajtohen apo të pranojnë terapi në kushte shtëpiake, pasi që një veprim i tillë vetëm përkeqëson gjendjen e tyre shëndetësore.

Komuna e Tetovës gjithashtu kërkon që Ministria e Shëndetësisë në RVM, të mundësojë realizimin e testeve të shpejta edhe në Shtëpinë e shëndetit publik në Tetovë.

Ndryshe, në Tetovë gjatë 24 orëve të fundit vdiqën pesë pacientë të hospitalizuar në kovid-qendrën në Spitalin e Tetovës . Për kurim në repartet spitalore janë pranuar 14 të sëmurë, ndërsa ka gjithsej 121 të hospitalizuar. Gjashtë persona të vaksinuar me një dozë, kurse pesë persona me dy vaksina.Në ambulanca ekzaminime dhe kontrolle në 24 orë kërkuan gjithsej 208 persona.

LEXO: Kovid-qendra në Tetovë publikoi statistikat për 24 orët e fundit: Pesë të vdekur dhe 14 të hospitalizuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button