Xhaka konfirmon të ardhmen tek Arsenali

Mesfushori kosovar Granit Xhaka përmes llogarisë së tij sociale “Facebook” ka konfirmuar që do ta vazhdojë të ardhmen me klubin e Arsenalit.

Xhaka, i cili mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës, spekulohej se këtë verë do të largohej nga “Topçinjtë”, dhe pavarësisht interesimit serioz nga skuadra e Romës, ai vendosi që të qëndrojë tek Arsenali, përcjell KosovaPress.

Në bazë të spekulimeve që po qarkullojnë, Arsenali i ka ofruar Xhakës një kontratë katër vjeçare, që nënkupton se mesfushori 28 vjeçar do të qëndroj në stadiumin “Emirates” deri në vitin 2025.

“Shtëpia është ku është zemra, tejet krenarë që do ta vazhdojë qëndrimin tek Arsenali”, shkruante Xhaka në “Facebook”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button