fbpx

Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare sa më shpejtë është prioritet për Maqedoninë e Veriut, vlerësoi Pendarovski

Në kuadër të aktiviteteve për Përvjetorin e Pavarësisë së Ukrainës, Stevo Pendarovski realizoi takim edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, ku diskutuan për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Presidenti Pendarovski e riafirmoi qëndrimin se mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare sa më shpejtë të jetë e mundur është prioritet kyç për Maqedoninë e Veriut”, raportojnë nga Presidenca e Maqedonisë së Veriut.

Ai kërkoi nga Mishel që Bashkimi Evropian të përforcojë përpjekjet për përshpejtimin e procesit eurointegrues. Në Ukrainë ku po zhvillohen aktivitete në lidhje me 30-të vjetorin e Pavarësisë së saj, u raportua që temë që u shtjellua ishte edhe çështja e Afganistanit.

Ndryshe, përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian ishin bllokuar prej dy dekadash nga mosmarrëveshjet për emrin me Greqinë. Pas një kompromisi jo të lehtë që dha shpresa se mund të hapej rruga, kanë dalë pengesa të tjera, këtë herë nga Bullgaria, e cila ka ngritur kundërshti lidhur me gjuhën dhe trashëgiminë historike. Shqipëria, fati i së cilës në përpjekjet për anëtarësim në BE është i lidhur me Maqedoninë e Veriut, është tani viktimë e rastit.

Si Maqedonia e Veriut, ashtu edhe Shqipëria kishin shpresa të mëdha për këtë vit, por përparimi ngeci në një takim të Këshillit për Çështje të Përgjithshme në BE, ku Bullgaria përdori veton si anëtare e Bashkimit për të bllokuar fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button