fbpx

“Më mirë për Tetovën” këtë vikend pastroi mbeturinat në dy lokacione të Sharrit, Abdulahi: do ketë përsëri aktivitete të tilla

Këtë vikend, iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën”, realizoi aktivitete për mbledhjen e mbeturinave në dy nga pjesët më të frekuentuara të Malit Sharr. Elmedina Abdulahi nga kjo iniciativë tha do të vazhdojnë  me aktivitete të tilla, njofton Portalb.mk.

Gjatë ditës së djeshme, një grup i aktivistëve dhe njëherit disa nga kandidatët e listës për këshilltarë komunal të “Më mire për Tetovën”, mblodhën mbeturinat dhe pastruan hapësirën e parkut për piknik afër Kodrës së Diellit. Ku për disa orë mblodhën 66 thasë me mbeturina. Ndërsa, para dy ditëve aktivisti i kësaj iniciative Adem Selmani, pastroi hapësirat në Kalanë e Tetovës, nga shishet dhe qeset e plastikës.

“Ta mbajmë pastër ambientin, më mirë për ne – më mirë për Tetovën”, shkruajnë nga kjo iniciativë.

Elmedina Abdulahi, njëherit edhe kandidate për këshilltare komunale nga kjo iniciativë tha se jorastësisht kanë zgjedhur këtë aktivitet, sepse sipas saj të gjithë e dinë  që qyteti dhe rrethina kanë problem serioz me mbeturinat.

“Për të theksuar problemin në fjale ne si aktivistë vite me rradhë kemi pastruar në lokacione të ndryshme. Ne gjithashtu kemi dërguar kërkesë me shkrim deri te ndërmarrja komunale NPK “TETOVA”, më 3 gusht 2021 për t’u informuar rreth disa dilemave që na brengosin si qytetarë. Por përgjigje nuk kemi ende”, tha Abdulahi.

“Ashtu si që kemi bërë vite me rradhë, patjetër që do vazhdojmë me aktivitete të tilla”, shtoi Abdulahi.

Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” e cila në zgjedhjet lokale të tetorit garon për këshillin komunal të Tetovës, javën e kaluar dorëzoi listën me 31 këshilltarë pranë Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ku bartës i kësaj liste është arkitekti Hamdi Sulemani. Sipas ligjit, kjo iniciativë si listë duhet të mbledhi 350 nënshkrime nga qytetarët e Tetovës në KSHZ.

Ndryshe përveç kësaj iniciative, në Maqedoninë e Veriut ka edhe iniciativa të tjera të cilat do të garojnë për këshillin komunal në qytete të ndryshme, në zgjedhjet e 17 tetorit. Si për shembull në Shkup garon “Qyteti i Gjelbër Human” dhe në Manastir garon “Poinaku”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button