Studentët e rajonit do të mund të aplikojnë deri më 1 shtator në përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë së Veriut për bursë studentore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e veriut deri më 1 shtator do të pranojë aplikime për 50 bursa studentore për studentët shtetas të huaj të cilët janë në interes të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Ndahen 50 bursa për studentë shtetas të huaj të cilët janë në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa janë me origjinë maqedonase dhe jetojnë në Shqipëri, Bullgari, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Slloveni, Kosovë, Turqi, Rumani, Mal të Zi dhe Greqi”, sqarojnë nga Ministria.

Përfituesit duhet të jenë në studime deridiplomike, të cilëve do t’i mbulohen shpenzimet e studimit: regjistrimi, akomodimi e ushqimi në konvikt për studentë, bursë mujore, sigurimi shëndetësor, shpenzimet për lëshimin dhe vazhdimin e leje qëndrimit të përkohshëm për qëllime studimi.

Fletë aplikimet dhe dokumentacioni i nevojshëm dorëzohen në përfaqësitë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendet ku kandidati jeton më së voni deri më 01 shtator 2021”, paralajmërojnë nga Ministria, duke theksuar që kandidatët e përzgjedhur të cilët në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk do të arrijnë deri më 10 tetor 2021, atëherë  do të konsiderohet se kanë refuzuar bursën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button