Duke shfletuar veprën e Xhabir Ahmetit “Vetullholla e kobshme”

Ky shkrimtar, eseist poet romansier, tregimtar, dramaturg  e përkthyes, është i një fshati të vogël afër Tetovës, Përshevcë, I lindur më 1945, por duke u shkolluar, shëtiti në Prizren Prishtinë, Shkup.

Duke e shfletuar librin me tregime “Vetullholla e kobshme”, hyra sikur me kamerë, në një botë, krejt tjetërfare. Një qytet me rrugë e dyqane përreth, me ndërtesa të bardha e dritare të mëdha të qelqta, dhe lumi i pakalueshëm, i thellë dhe i turbullt, dhe një urë. Njerëzit filluan të mblidhen dhe ishin në pritje. I pyes: Kush do të vjen? Kë e pritni?- jo askush, po e presim zonjën Leonardinë të vijë , të hudhet në lum, mos u habitni, do të shihni…e njerëzit tuboheshin…fol njëri e tjetri, u kuptua; aty kishin kërcyer edhe të tjerë, por e shoqja e farmacistit të ndjerë Fon Shaban Batanhallnja, që aksidentalisht i kishte ra një tulle në kokë, u “paska”premtuar se edhe ajo do të hudhet në lumin e turbullt..dhe kur nisën njerëzit të mërziten e të nervozohen, …pse po bëhej natë e s’dilte, …e kur turma nisi të lëvizë e duke bërtitë , zonja doli, I hipi karrocës dhe parakaloi para të gjithëve nëpër urën e quajtur “Vetullholla e kobshme”.

Duke i pare gjithë ato njerëz burra e gra, fëmijë e pleq….si presin, nuk më befasoi pritja por interesi I njerit për tjetrin , jo për  tu ndihmuar, ngushëlluar , por për të pasë material për muhabet. Puna më e rendësishme  ishte të shohin, të kuptojnë se si po e kalon tjetri. Eca e pashë një ordinance …”Plaku në koridorin e ordinances”e në koridor një plak. Një motër që thëriste me emra.

Më tej ishte një grua, dhe një Anglez. Shikoheshin me mëri. Dikur plaku e kish rahur anglezin..për çështje toke, plaku aq i pasur dhe aq i varfër…ia kishin konfiskuar tokat, vëtetë nuk mbinte gjë, por kishte shumë metale e minerale të çmuara…plaku mendon dhe sheh se si të huajtë me ndihmën e shteti ua mirrnin krejt pasurinë, po ishte edhe kohë lufte, i dëbonin, por ky kokëfortë nuk shkonte askund (koha kur shqiptarët me dhunë e këcnime, u detyruan të ikin në Anadolli, kur bëhej pastrimi etnik nëpër trojet tona, një poltikë e fëlliqur që vazhdoi deri vonë).

Të gjithë e njihnin dhe nuk e duronin…kur në fund e thiri vet mjeku, butë butë duke ia dhënë një gjylpërë falas dhe recepta. Po, ama nuk e pashë më plakun të dilte prej ordinances…vazhdova të eci, dhe hyra në një botë tjeër, qytet me fanfare dhe fishekzjarre, një kabare dhe të ulur një zotëri barkmadh e tullac dhe një zonjë të re e të bukur, veshur me fustan të gjatë kadifeje e gishtat me unaza të xhevahirta…flitnin dhe qeshnin, kur në një moment zonja dukej e pikëlluar, e menduar dhe serioze,  dhe në pyetjen e saj se a e dinte ai, zotëri, se paratë që I fitonte{duke e shitë nderin}ku I dërgonte? Edhepse ai iu nervozua se kjo e dehur , shpërtheu e tha: “I dërgoj disa njerëzve të tjerë, që pa ato të holla, do të kishin ngrënë mish qeni, si ato dy punëtorë që kishin vjedhë një qen me firmë e kishin pjekë dhe ngrënë nga uria”, theu çdo gjë para vetes dhe ra e zalisur në tokë.

E kështu prej vendi në vend qytet e fshat, punëtorë e bujq, një masë e gjërë e popullit, ku, një grusht të pasurish udhëheqnin me fatin dhe jetën  e të varfërve. Tregimi “Me çetele”…është një pasqyrë ku puna e djersa e fshatarëve të zgjuar nuk vlente, ishte djaloshi shkollar që vazhdimisht I thonin: “Lëre ma atë libër kape shatin”, eh, të prangosur në terr e injorancë,vetëm në punë dhe dituri, duke e mbajtë vitalitetin dhe qëndresën, n’atë skamje… vetëm libri do t’i nxirte në dritë.

Pafuqinë e mospasjes shkrimtari e tregon në shumicën e tregimeve “Kumbulla”, ku babai I shtatë fëmijëve , gruaja që I kishte ndëruar jetë, I papunë, në acar pa ngrohje dhe me shumë pakë karthi, duhej ta presë kumbullën, zemrën e vet,  në obor, të vetmin kujtim të fëmijërisë, për të mbijetuar, deri në kthim të babasë që shkone të gjejë punë e kthehej pas 2-3 -4 ditësh, ndërsa djali I madh duhej të kujdesej për të vegjëlit.

Xhabir Ahmeti në shumicën e tregimeve e veta , rrëfen në në vetë të pare, duke e pasqyruar  origjinalitetin e vështrimit e tij. Asnjë personazh nuk e emërton. Duke I lexuar fletë pas flete, njeriu e ndjen një shprazëtirë, dhe atë realitet të vrazhdë që e ka pare, ndoshta dhe përjetuar, e bëjnë që tregimet e tij duke I lexuar,sot, kur varfëria, mjerimi, përkundër luksit të paktë që zotëron edhe në këto hapsira, të them se me kamerën time hasa pjesërisht në Migjenin, Koliqin, Konicën Mithat Frashërin…etj, të ditëve tona!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button