Kandidati për kryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës vjen nga diaspora në Komunën e Tearcës

Koalicioni opozitar i përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka propozuar Nazim Taipin nga diaspora për garën e të parit në Komunën e Tearcës, transmeton Portalb.mk.

“Kuvendi i degës së Aleancës për Shqiptarët në Tearcë, bazuar në marrëveshjen ASH-AAA miratoi propozimin që kandidat i përbashkët për Komunën e Tearcës të jetë kandidati nga diaspora Nazim Taipi”, raportojnë nga opozita shqiptare.

Këta dy parti në zgjedhjet e 17 tetorit do të garojnë me lista të përbashkëta për në Këshillat Komunal dhe me kandidat për kryetar në të gjitha komunat në Zgjedhjet Lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Në mandatin që është drejt fundit, vetëm Aleanca për Shqiptarët nga ky koalicion udhëheqë me komuna, gjegjësisht me Komunën e Gostivarit, Bogovinës dhe Vrapçishtit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button