Bayern për pazar në PSG

Thilo Kehrer është shumë pranë rikthimit në Bundesligë. Mbrojtësi 24-vjeçar gjerman kërkohet me ngulm nga Bayerni i Mynihut, që ka arritur një marrëveshje paraprake me futbollistin dhe po negocion me drejtuesit e Paris Saint Germain, të cilët zotërojnë kartonin e lojtarit, raporton SS.

I aftë të luajë si në qendër të mbrojtjes, ashtu edhe në krah, Kehrer shikohet nga Nagelsmann si një futbollist mjaft i rëndësishëm dhe mësohet se drejtuesit e Bayernit të Mynihut kanë pasur edhe një takim me agjentin e 24-vjeçarit, në prag të Superkupës së Gjermanisë të martën.

Palët kanë arritur marrëveshjen për një kontratë 3-vjeçare, ndërsa bavarezët kanë formuluar një ofertë prej 12 milionë eurosh për Paris Saint Germain dhe janë në pritje të përgjigjes së këtyre të fundit, që me shumë gjasë do të pranojnë, pasi Kehrer nuk bën pjesë në planet e Pochettinos.

Mbrojtësi 24-vjeçar është rritur në Gjermani dhe spikati me Schalke 04-ën, para se të transferohej te PSG, ku nuk arriti të shndërrohej në titullar dhe madje humbi edhe grumbullimin në përfaqësuesen gjermane, pozitë që mund ta rikuperojë shpejt nëse i bashkohet Bayernit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button