Shqipëri, dy vdekje dhe 522 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 522 raste të reja nga 6,600 testime të kryera, kurse jetën e kanë humbur dy persona, shkruan Zëri i Amerikës, transmeton Portalb.mk.

Prej një jave një deri 3 vdekje janë bërë të përditshme, ndërsa infektimet po shtohen me ritme të shpejta.

Në Shqipëri, momentalisht janë active 4,204 raste me Covid-19, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor 59 pacientë.

Qytetarët e infektuar rishtas janë shumica nga Tirana 193 vetë, Shkodra me 75 vetë, Durrësi me 22 raste, më pak raste janë në Vlorë, Sarandë, duke vazhduar edhe në 39 qytete të tjera thuajse në të gjithë territorin e Shqipërinë.

Numri i të prekurve nga fillimi i pandemisë është 137, 597 persona, ndërsa jetën e kanë humbur 2 ,473 persona.

Vaksinimi i popullatës vazhdon dhe gushti është muaji i hapur për vaksinimin kundër Covid-19 për qytetarët mbi 18 vjeç.

Autoritetet reduktuan në minimum masat mbrojtëse ndaj Covid-19, madje kanë nxitur një sezon të gjallë turistik dhe qarkullim të shtuar të udhëtarëve nga brenda dhe jashtë vendit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button