Filluan përplasjet e para, Taravari thotë se BDI po bën presion ndaj nëpunësve shtetëror, kurse BDI atë e quan “kandidat i VMRO-DPMNE-së

Aleanca për Shqiptarët akuzon BDI-në për fushatë të pistë parazgjedhore. Arben Taravari, sekretar gjeneral i ASH-së, tha se partia e Ahmetit ka filluar të bëjë mobing, presion dhe hakmarrje politike ndaj nëpunësve shtetërorë që nuk ndajnë bindjen e njëjte politike më integristët, shkruan TV 21, transmeton Portalb.mk.

“Aleanca për Shqiptarët, ditëve të fundit ka pranuar shumë denoncime nga qytetarë, të punësuar në organe dhe institucione të ndryshme publike dhe shtetërore, për presion, mobing dhe hakmarrje politike nga ana e pushtetit aktual. Kjo tregon se ashtu siç kanë bërë në çdo cikël zgjedhor edhe kësaj radhe BDI ka filluar me fushatën e saj të pistë parazgjedhore”, tha Arben Taravari – Sekretar Gjeneral i ASH-së.

Nga Aleanca për Shqiptarët thanë se BDI e bënë këtë me qëllim që të fsheh dështimet e tyre në pushtetin lokal, të fshihen premtimet e parealizuara dhe gënjeshtrat e tyre.

Kurse nga BDI thanë se Taravari po ndjen humbjen në zgjedhjet lokale e po mundohet të mbulojë dështimet në qeverisjen e tij me Gostivarin.

“Kandidati i VMRO DPMNE-së për komunën e Gostivarit, Arben Taravari, po ndjen simptomat e humbjes. Ai bën mire të zgjidh problemin me mbeturinat ngulfatëse, qentë vrasës endacak, trafikun e stërngarkuar, mungesën e parkingjeve dhe të braktis agjendën partiake me shpifje e propagandë për të mbuluar dështimet masive në Gostivar”, thanë nga BDI.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button