RMV, të rinjtë kanë edhe dy ditë kohë të paraqesin propozimet për komunat e gjelbra në prag të zgjedhjeve lokale

Të rinjtë nga komunat e Kisella Vodës, Aerodromit, Karposhit, Çairit, Prilepit dhe Kumanovës kanë edhe dy ditë kohë për të paraqitur propozimin e tyre për komunat e gjelbra, përkujton Shoqata “Go Green”, transmeton Portalb.mk.

Propozimet mund të dorëzohen në linkun që mund të gjendet në ueb-faqen dhe profilet e Go Green në rrjetet sociale.

Siç informojnë prej andej, propozimet do të vlerësohen dhe renditen më vonë sipas asaj nëse të njëjtat mund t’i zbatojë një kryetar komune. Propozimet që do të përzgjidhen do t’u paraqiten kandidatëve dhe kandidateve për kryetarë të komunave të sipërpërmendura, me qëllim që të pranohen në programin e tyre.

Për atë qëllim, “Go Green” nënshkroi memorandum bashkëpunimi me disa të rinj të partive politike, përkatësisht me SDMM, UMS, MODOM, BDI-Çair, BESA dhe Alternativa.

Përatë se çfarë nënkupton një komunë e gjelbër dhe cilat janë kompetencat e kryetarëve të komunave, mund të informohen në broshurën “Eko-aktivizmi për komunat e gjelbra”, e cila gjendet edhe në ueb-faqen e shoqatës.

Procesi zbatohet nga Go Green në kuadër të projektit “Eko-aktivizmi dixhital rinor për komuna të gjelbra“, i cili synon të përfshijë aktivisht të rinjtë në procesin demokratik, pra zgjedhjet e ardhshme lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button