Për gratë shtatzëna dhe gjidhënëset të sigurta janë vaksinat Pfizer dhe kineze, thotë Ministria e Shëndetësisë

Përveç vaksinës ruse “Sputnik”, përdorimi i së cilës nuk rekomandohet për gratë shtatzëna dhe gjidhënëse, vaksinat e tjera kundër kovid-19 aplikohen sipas udhëzimeve të lëshuara nga prodhuesi, thonë për SDK nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

Tani në vend nuk ka vaksinë “sputnik”. Dërgesa e parë prej 3.000 vaksinash në vend mbërriti më 7 mars, pesëmbëdhjetë ditë më vonë mbërritën edhe 3.000 doza të tjera për rivaksinim. Në prill, përmes një donacioni nga Serbia, Maqedonia mori 40.000 doza “sputnik”, me të cilën filloi vaksinimi masiv i grupeve kritike në vend në sallën “Arena A1 Boris Trajkovski”.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, më 7 mars, kur mbërritën vaksinat ruse, tha të njëjtën gjë, se ka rekomandim në udhëzues në lidhje për kujdes vetëm për gratë shtatzëna dhe gjidhënëse dhe asnjë kundërindikacion tjetër.

Vaksinimi në vend bëhet me vaksinat  “Pfizer”, “Sinovak” dhe “AstraZeneka”, por kjo e fundit u jepet vetëm personave mbi 60 vjeç.

Në rrjetet sociale çdo ditë postohen njoftime me pyetje të ndryshme nga gratë shtatzëna, gjidhënëse dhe gratë në fazën riprodhuese që planifikojnë të mbeten shtatzënë, duke shprehur dyshime për vaksinimin kundër koronavirusit. Qytetaret që janë shtatzënë dhe të pavaksinuara, reagojnë se duke pasur parasysh masat e reja që kërkojnë certifikatë kovid për objektet dhe aktivitetet hotelerike, atyre do t’u ndalohet hyrja pothuajse kudo.

“Një ditë para se të merrja dozën e dytë të vaksinës Sputnik, zbulova se isha shtatzënë. Nuk kam pasur asnjë simptomë të shtatzënisë, duke pasur parasysh që jemi përpjekur të mbetem shtatzënë për një vit e gjysmë. U drejtova menjëherë te gjinekologu, i cili përcaktoi se isha shtatzënë qysh në dozën e parë. Mjekja më këshilloi që ta marr edhe dozën e dytë, duke qenë se vaksina është një risi në botë, dhe në vendin tonë, dhe se ende nuk ka dëshmi të kundërindikacioneve, dhe de do të tregojë e ardhmja. Në fund, më tha ajo, një fëmije ka nevojë për nënë të shëndetshme. Unë u vaksinova, kontrollet gjinekologjike treguan se gjithçka është mirë, por pas disa javësh, edhe pse është shumë e shtrenjtë, bëra teste prenatale për të përcaktuar anomalitë tek foshnjat. Tani për tani, gjithçka është mirë me foshnjën dhe shtatzëninë”, tha për SDK 36-vjeçarja A. B.

Sipas drejtoreshës së Klinikës gjinekologjike, dr. Viktorija Jovanovska, një grua në fazën riprodhuese nuk duhet të marrë parasysh nëse duhet të bëjë test shtatzënie para se të vaksinohet.

“Gratë shtatzëna duhet të marrin vaksina sipas udhëzimeve të prodhuesit”, tha dr. Jovanovska.

Koordinatorja kombëtare e imunizimit dr. Aleksandra Grozdanova, në tribunën për vaksinat e organizuar nga Ministria më 28 qershor, tha se vaksinat kineze “Sinovak” dhe “Sinofarm” janë vaksina klasike ku është injektuar virus i dobësuar, gjegjësisht teknologji për vaksinë dhe përdoret për dekada dhe është shumë i njohur. Prandaj, tha Grozdanova, te popullata e përgjithshme mund të perceptohet si një nga platformat më të sigurta për vaksinat e reja siç janë vaksinat e mRNA.

Lidhur me moshën në të cilën jepet, Grozdanova tha se nuk ka kufi dhe se në Kinë aplikohet për fëmijët mbi 3 vjeç, kurse në rastin tonë përdoret mbi 18 vjeç dhe pa kufi moshe për të rriturit.

“Vaksina rekomandohet për gjidhënëset dhe gratë shtatzëna për dallim nga “sputnik”,, i cili është i kundërindikuar qartë për gratë shtatzëna dhe për gjidhënëset”, tha atëherë Grozdanova.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), gratë shtatzëna dhe ato gjidhënëse janë rrezik për kovid-19 dhe duhet të vaksinohen, veçanërisht nëse janë në rrezik të lartë të ekspozimit ndaj koronavirusit, sëmundjeve shoqëruese dhe vaksinimit për shkak të situatës epidemike lokale. OBSH thotë edhe se nuk ka nevojë të bëhet test shtatzënie para vaksinimit, as ta vononi ose përfundoni shtatëzaninë për shkak të vaksinimit. OBSH gjithashtu nuk rekomandon ndërprerjen e dhënies gji për shkak të vaksinimit.

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) më 24 prill njoftoi se gratë shtatzëna mund të vaksinohen. Rekomandimi vijon pas lëshimit të të dhënave paraprake nga një studim i madh i CDC, i cili sugjeron që vaksinat Pfizer / Biontec dhe Moderna janë të sigurta dhe efektive për gratë shtatzëna. Në studim morën pjesë 34.000 gra shtatzëna.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP), në vend deri tani janë regjistruar 6 vdekje nga kovid-19 tek gratë shtatzëna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button