Gjatë javës në RMV do të arrijnë 450 afganë – harxhimet do t’ua mbulojnë SHBA dhe organizatat

Deri në fund të javës varësisht prej rrethanave në Aeroportin e Kabulit, me fluturime të organizuara pritet që të arrijmë pjesa më e madhe prej 450 qytetarë nga Afganistani, kumtoi në konferencë për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, njofton Portalb.mk.

Ai theksoi se bëhet fjalë për popullatë demokratike paqedashëse, të punësuar, gra dhe fëmijë nga familjet që kanë punuar për misionet humanitare dhe paqësore, aktivistë nga organizatat për të drejtat e njeriut, gazetarë, përkthyes, studentë, bursistë, por edhe qytetarë të cilët në 20 vitet e kaluara kanë qenë mbështetje për forcat aleate të NATO-s në Afganistan, përfshirë edhe Armatën e RMV-së.

“Sipas informata, Maqedonia e Veriut ishte në mesin e shteteve të para, nëse jo e para, e cila vetë e ka kontaktuar SHBA-në dhe i ka ofruar ndihmë për këto njerëz të cilët janë nën rrezik pas ardhjes së regjimit të talebanëve në Afganistan”, tha zëdhënësi Hoxha.

Hoxha garanton se nuk ekziston rrezik nga kriza e emigrantëve, e as, ky operacion humanitar duhet që të lidhet me qendrën pranuese për të huaj ose kampet e emigrantëve në kufirin verior dhe jugor të shtetit tonë, por se është pjesë aksionit të madh botëror humanitar.

Harxhimet për akomodimin e tyre në disa hotele dhe motele në vend, theksoi Hoxha, në tërësi do të mbulohen nga organizatat ndërkombëtare dhe SHBA, derisa ata të largohen në SHBA ose në vende të treta si destinacion i tyre përfundimtar.

Ndryshe, situata në kryeqytetin afgan, Kabul po ndryshon shpejt teksa talibanët e kanë marrë pushtetin. E gjithë kjo ndodhi derisa presidenti afgan, Ashraf Ghani u largua nga shteti dhe forcat e sigurisë në qytet u larguan.

Të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që janë paraqitur për evakuim e kanë lëshuar Kabulin, kryeqytetin e Afganistanit dhe për momentin ndodhen në disa lokacione, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.

Pjesa më e madhe, më shumë se 30 bashkëqytetarë ndodhen në Svinlend, Britani të Madhe; mbi 20 qytetarë ndodhen në Doha, Katar, prej ku në ditët në vijim do të transportohen drejt qendrave evropiane, a më pas drejt Shkupit. Qytetarët tanë të fundit të cilët u parashikuan për evakuim a ndodheshin në bazën e NATO-s në Kabul, gjithashtu e kanë lëshuar Afganistanin dhe tani ndodhen në Oslo të Norvegjisë.

“Në bazën e NATO-s në Kabul kanë mbetur vetëm ata të cilët i kryejnë obligimet e tyre dhe që evakuimi do të zhvillohet në pajtueshmëri me itinerarin për tërheqje nga baza. Me atë, të gjithë qytetarët që janë planifikuar për evakuim janë evakuuar dhe për momentin nuk kemi informata për shtetas tanë që është në situatë të rrezikuar ose të cilit i nevojitet asistencë për evakuim”, thonë nga MPJ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button