RMV, padi për 70 vjeçarin për shkak ndërtimeve pa leje

Policia ka ngritur padi për 70 vjeçarin nga Manastiri për shkak dyshimeve për kryerjen e ndërtimeve pa leje në Ohër, transmeton Portalb.mk.

Ai ndërtimet i kishte realizuar gjatë vitit 2020 në një sipërfaqe që është pronë shtetërore që gjendet në Ohër, për çka edhe nuk kishte pasur leje përkatëse. Objekti ishte i ndërtuar me çelik dhe dru.

Raportohet që leja nuk është dhënë nga Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, për çka pas inspektimeve nga Institucioni Kombëtar “Instituti për mbrojtjen e monumenteve kulturore dhe Muzeu – Ohër” dhe Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë – Shkup, është vendosur për ndërprerjen e punimeve dhe largimin e objektit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button