Edhe 14 qytetarë të RMV-së presin që të evakuohen nga Afganistani

Shumica e 75 qytetarëve të evidentuar nga RMV janë evakuuar nga Afganistani, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, njofton Portalb.mk.

Me avionë ushtarak, mbi 50 qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë transferuar nga Kabuli në Doha dhe në Abu Dabi, prej ku me fluturime të rregullta duhet që të kthehen në shtëpi.

“Sot rreth 04:30 qytetarët e parë tanë që dje ishin në Aeroportin e Kabulit, ateruan në Doha dhe pritet që së shpejti të njëjtit të transportohen në Kuvajt. Transporti i mëtutjeshëm i tyre është i papenguar dhe ata janë të sigurt jashtë Afganistanit”, deklaroi Osmani.

Pak më vonë, ashtu siç tha, në Abu Dabi në Dubai ka ateruar edhe avioni i dytë, ku sipas informatave të fundit ka pasur 25 qytetarë tanë dhe rruga e tyre vazhdon për në Londër.

“Plotësisht, sot në mëngjes kanë shkuar edhe 19 qytetarë tanë në bazën e NATO-s dhe ata, tanimë gjithashtu janë gjatë rrugës për në Doha ku së shpejti do të aterojë aeroplani”, shtoi Osmani.

Në Kabul janë edhe 14 shtetas të RMV-së, prej të cilëve 11 sot do të transferohen në aeroport që të evakuohen gjatë kësaj dite, a tre janë deklaruar se do të qëndrojnë në Afganistan dhe më vonë do ta lëshojnë vendin.

Ndryshe, situata në kryeqytetin afgan, Kabul po ndryshon shpejt teksa talibanët kanë hyrë në qytet dhe kanë marrë kontrollin e shumicës së qytetit, përfshirë edhe të Pallatit presidencial. E gjithë kjo ndodhi derisa presidenti afgan, Ashraf Ghani u largua nga shteti dhe forcat e sigurisë në qytet u larguan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button