RMV, qytetarët kanë disa opsione të konfirmojnë se janë të vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë informon se qytetarëve u janë vënë në dispozicion disa opsione me të cilat lehtë mund të arrijnë deri te dokumenti se janë të vaksinuar, njofton Portalb.mk.

Prej dje, në objektet hotelierike dhe ngjarjet e tjera, ku ka më shumë se 30 persona është e lejueshme hyrja vetëm për qytetarët të cilët janë të vaksinuar me një ose dy doza të vaksinës ose 45 ditë pasi ta kenë kaluar virusin COVID-19. Vërtetimin për kalimin e kovidit mund ta marrin në vakcinacija.mk ose te mjeku amë.

Certifikata nacionale për vaksinim gjithashtu mund të nxirret nga profili në vakcinacija.mk, a njëjtë është edhe parimi për nxjerrjen e CommonPass, për të cilën ka edhe aplikacion celular, a me të cilën gjithashtu mund të hyjnë në objektet e përfshira me masat.

Ministria apelon që qytetarët të vaksinohen.

“Vaksinimi është mënyra e vetme që të arrijmë imunitet kolektiv, masat të cilat praktikohen prej dje nuk janë kurrfarë diskriminimi, por janë të domosdoshme që të mbrohet shëndeti publik”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe, prej dje në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi masat e reja për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19. Qytetarët të cilët, do të gjenden në një objekt hotelierik ose ngjarje pa certifikatë për vaksinim kundër kovid-19 do të paguajnë gjobë prej 250 euro, kurse gjoba për objektin hotelierik shkon nga 2.500 deri në 30 mijë euro, varësisht nga madhësia e objektit, plus 1.500 euro për personin përgjegjës.

  • Deri më 15 gusht, të gjitha objektet e hotelierisë të regjistruara për festimet lejohen të veprojnë brenda, vetëm në përputhje me masat kovid-19, duke lejuar të plotësohet deri në 40% të kapacitetit dhe maksimum 250 mysafirë, sipas protokolleve ekzistues në fuqi.
  • Për klubet e natës, diskotekat, kabaretë, baret, mbetet ndalimi i punës në pjesën e mbyllur të ndërtesës, përveç në pjesën e hapur (tarraca) me 50% të kapacitetit të hapësirës dhe një numër të kufizuar vizitorësh deri në maksimum 1.000 vizitorë, sipas protokolleve ekzistues.
  • Nga 16 gusht, ndalohet puna dhe organizimi i çdo lloji të ngjarjeje në të gjitha objektet e mbyllura hotelierike (dhe kafeteritë), duke përfshirë edhe festimet në objekte hotelierike të regjistruara për festime ose lloje të tjera të objekteve të mbyllura.

LEXO: Në RMV kufizime të reja: Në restorant e kafene me certifikatë vaksine

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button