Nga tumori në zemër, te titulli kampion: Historia frymëzuese e yllit të Atletico Madrid

Ka histori që nisin me dhimbje dhe përfundojnë duke u bërë frymëzim për breza të tërë. Një e tillë ka ndodhur te Atletico Madrid në verën e vitit 2014, kur klubi spanjoll firmosi me argjentinasin Angel Correa, raporton ABC. Simeone e kishte shpallur kampion skuadrën e tij dhe kërkonte përforcime për të mbrojtur titullin më pas.

Klubi kishte parë shkëlqimin e të riut në Argjentinë me San Lorenzon dhe arriti ta blejë për 10.5 milionë euro. Gjithsesi, jo gjithçka shkoi mirë për yllin latin. Pas pak kohësh në klubin e ri, mjekët e Atleticos arritën të gjenin një tumor në barkushen e zemrës së të riut.

Pas ekzaminimeve dhe disa konsultimeve me mjekët, u vendos që Correa të kryejë një operacion shumë delikat, që i rrezikonte edhe jetën. Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe dalëngadalë zemra e sulmuesit u kthye të punojë normalisht.

Që atëherë ai punoi fort për t’u bërë i rëndësishëm dhe sezonin e shkuar arriti edhe kulmin e tij, duke ndihmuar Atleticon të fitojë titullin e La Liga, pas një konkurrence shumë të fortë me Barcelonën dhe Real Madrid. Anësori ishte autor i 9 golave dhe 8 asisteve për skuadrën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button