Sindikata dhe Ministria në takim për pagat e mësimdhënësve në Maqedoninë e Veriut

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në Maqedoninë e Veriut kanë realizuar takim në lidhje me Marrëveshjen Kolektive, gjegjësisht parametrat që e përcaktojnë pagën e mësimdhënësit, transmeton Portalb.mk.

“Takim pune me ministren Carovska, ku u hapën më shumë çështje në përgjegjësi të të dy institucioneve. Jemi dakorduar për fillimin e bisedimeve për marrëveshjet kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm, me çka do të rregullohen disa probleme që janë interes themelor për të punësuarit në këtë veprimtari”, njoftoi Jakim Nedelkov, kryetari i Sindikatës.

Nedelkov në këtë takim bisedoi me ministren Milla Carovska, ndërsa pas takimit theksoi që një nga problemet e biseduara në këtë takim është edhe niveli i pagave. Ai vlerësuar se përcaktimi i pagës në raport me rrogën minimale në nivel nacional, do të zgjidh përgjithmonë problemin me pagat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button