Zaev: Jemi gati të pranojmë popullatë civile nga Afganistani

Kryeministri Zoran Zaev sot se i kishte informuar SHBA se qeveria janë në dispozicion për të ndihmuar me refugjatët nga Afganistani, njofton Portalb.mk.

“Afganistani po përballet me një katastrofë të mundshme humanitare dhe kjo është arsyeja për të cilën ne, si Qeveri, i kemi informuar partnerët tanë strategjikë SHBA-të se jemi në dispozicion për të ndihmuar në përputhje me aftësitë dhe nevojat tona. Për të shpëtuar jetët e popullatës lokale, informuam se jemi të gatshëm të marrim përsipër dhe të pranojmë popullatën civile të Afganistanit që ka punuar për paqen në atë vend gjatë 20 viteve të fundit, ishte mbështetje lokale për forcat aleate të NATO-s, përfshirë edhe ushtrinë tonë, si dhe pranim të aktivistëve nga organizatat humanitare demokratike dhe organizatat e të drejtave të njeriut në Afganistan”, tha Zaev për TV21 duke iu përgjigjur pyetjes nëse refugjatë afganë do të akomodohen në Maqedoninë e Veriut dhe nëse kishte ndonjë kërkesë nga shtetet aleate.

Ai tha se për atë qëllim qeveria do të siguroj akomodim, me ç’rast shpenzimet gjatë qëndrimit të refugjatëve, deri në destinacionin e përhershëm, do të mbuloheshin plotësisht nga SHBA.

“Ne jemi një vend solidar, njerëzit tanë dhe shoqëria jonë gjithmonë kanë dhënë mbështetje dhe ndihmë, ashtu siç kemi marrë ndihmë në rast të fatkeqësive të mëdha”, vuri në pah Zaev.

Ndërkohë, presidenti afgan Ashraf Gani u largua nga vendi, deri militantët talebanë hynë në Kabul, qyteti i vetëm i madh që ishte në duart e qeverisë. Një zëdhënës i grupit militant tha se talibanët kishin urdhëruar luftëtarët e tyre të hynin në qytet  për të parandaluar plaçkitjen pasi policia lokale u largua nga postet e tyre. Talibanët janë zotuar se nuk do ta marrin kryeqytetin me forcë.

Shqipëria e ka pranuar kërkesën e SHBA për pranim të përkohshëm të afganëve, të cilët largohen nga vendi, përpara përparimit të shpejtë të talibanëve. Kryeministri Edi Rama sot në Facebook ka porositur se administrata amerikane i kishte bërë thirrje para pak kohësh Shqipërisë që të vlerësojë nëse ajo mund të shërbejë si vend transit për një numër të madh refugjatësh afganë, destinacioni përfundimtar i të cilëve janë SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button