Ndërroi jetë doajeni i gazetarisë, gazetari i TVM2 , Alush Kamberi

Ka ndërruar jetë sot doajeni i gazetarisë, gazetari i parë i TVM2 ,  Alush Kamberi. Ai edhe pse kishte dalë në pension prej vitesh, ishte ende aktiv me dokumentarët e tij në TVM2, madje nga shtatori duhet të transmetohej edhe seriali i ri i dokumentarëve rreth shqiptarëve në vendet skandinave, që është në përfundim e sipër, njofton TVM2.

Alush Kamberi mbi 45 vite të jetës së tij, i kaloi  në Televizionin e Maqedonisë, në programin dokumentar në gjuhën shqipe. Në krijimtarinë e tij të pasur televizive ka mbi 400 njësi dokumentare. Është autor i filmit të ardhjes së parë të Nënës Terezë në Maqedoni.

Për nobelisten dhe humanisten ka bërë edhe tre dokumentare të tjera si dhe filmin “Kur Nëna Terezë ishte Gonxhe”. Kamberi është shpërblyer për disa prej filmave dokumentarë dhe ka marrë edhe tituj e nderime shtetërore për punën e tij. TVM 2 i shpreh ngushëllime të sinqerta famljes Kamberi.  Ndarja nga jeta e gazetarit tonë, është një humbje jo vetëm për familjen e ngushtë, por edhe për të gjithë ne kolegët e tij  . Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me namazin e drekës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button