Paraburgim 30 ditë, pasi kompania nga Tetova së bashku me disa turq dyshohen për shmangie të pagesës së 13 mijë eurove

Dy shtetas të Turqisë dhe një kompani nga Tetova dyshohen për shmangie të pagesës  së akcizave në vlerë rreth 13 mijë euro, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria  Themelore Publike – Tetovë ka miratuar Urdhër për procedimin e hetimeve ndaj dy shtetasve të Republikës së Turqisë dhe një personi juridik me seli në Tetovë, të cilët dyshohen për veprën penale – Ikje nga pagesa e akcizave në përputhje me nenin 279-b, paragrafi 1 dhe paragrafin 5, dhe në lidhje me nenin 19 (në tentim nga Kodi Penal”, raportojnë nga Prokuroria.

Raportohet që ata kanë tentuar t’i shmangen një pagesës së akcizave në vlerë prej 792 514 denarë.

“Pas kryerjes së kontrolleve dhe marrjes së mostrave nga malli i deklaruar, u konfirmuar se bëhet fjalë për mallrat ë ndryshme nga ajo e deklaruar në doganë, pra bëhet fjalë për vajra të fituara nga nafta, vajra të mesëm dhe të rëndë për qëllime tjera”, sqarojnë nga Prokuroria.

Gjykata pranoi propozimin e prokurorit për 30 ditë paraburgim për të dyshuarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button