Skema kundër “listës serbe”, partitë shqiptare e boshnjake me një kandidat në zgjedhjet lokale

Partitë politikë shqiptare dhe ato boshnjake do të përfaqësohen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale për komunën e Mitrovicës. Lajmi u konfirmua për Euronews Albania nga kryetari i degës së Lidhejs Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Safet Kamberi.

Kundër listës serbe, partitë politike shqiptare tashmë janë dakordësuar për mënyrën se si do të procedohet ndërkohë që Skënder Sadilku mësohet të jetë edhe kandidati i parë në listën e këshilltarëve komunalë. Ende nuk ka një emër në lidhje me kandidatin për kryetar komune që partitë shqiptare dhe ato boshnjake kanë vendosur të përzgjedhin. Mësohet se në negociata është përfshirë edhe shoqëria civile. 

Zgjedhjet lokale zhvillohen më 17 tetor. Deri më sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 21 parti që do të marrin pjesë. Mitrovica e Veriut është një komunë në veri të Kosovës, e cila ka rreth 30 mijë banorë, kryesisht të etnisë serbe, shqiptare dhe boshnjake.

Zona që ndahet nga lumi Ibër ka qenë pjesë e qytetit të Mitrovicës. Pas pavarësisë autoriteti lokal dhe ai i qeverisë qendrore u kundërshtua vazhdimisht nga popullsia serbe.

Me ndihma edhe nga Beogradi, serbët ngritën atje struktura paralele dhe nxitën përplasje të dhunshme kur nga Prishtina u kërkua marrja nën kontroll e territorit.

Situata vijoi deri në vitin 2013 kur pas një marrëveshje në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit zona e veriut u njoh si komunë më vete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button