Kosovë, dy viktima dhe 1,006 raste të reja me Covid-19

Në Kosovë sot janë regjistruar 1,006 raste të reja, bazuar në 6.784 mostra të testuara, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton REL.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy viktima me koronavirus. Viktimat janë nga Suhareka dhe Vitia.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 269 persona.

Në njoftim thuhet se gjatë ditës së sotme janë shëruar 82 pacientë nga sëmundja COVID-19, derisa raste aktive janë 4,414.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 112,653 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,276 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë Kosovë ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 17,986 persona.

Të vaksinuar me të dyja dozat janë 183,240 persona, derisa sipas autoriteteve 539,752 vaksina janë dhënë në total në Kosovë.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button