fbpx

RMV, studimi i FRA-së: të rinjtë i japin notën tre cilësisë së mësimdhënies gjatë pandemisë (INFOGRAFIK))

Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të rinjëve, Forumi i Rinor për Arsim prezantoi studimin “Pjesëmarrja socio-politike e rinjve socio-politike: Pabarazi, pasiguri dhe pritshmëri të ndryshme”, zhvilluar në bashkëpunim me Fondacionin për demokraci Westminster, transmeton Portalb.mk.

Studimi tregon se 69% e të rinjve asnjëherë nuk janë konsultuar nga institucionet, krahasuar me një të tretën (27%) që u konsultuan në nivel lokal ose kombëtar. Numri i të anketuarve që nuk janë konsultuar kurrë u ul me 15% në krahasim me hulumtimin e vitit 2019, që përbën përmirësim. Rëndësia e përfshirjes dhe veprimtarisë së gjeneratave të reja tregohet nga fakti se të rinjtë që janë të përfshirë në organizimet e të rinjve, kanë pasqyrë më pozitive për veten dhe vendin e tyre në shoqëri.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është temë e rëndësishme për të rinjtë, por optimizmi i tyre ka rënë në krahasim me vitin 2019. Pothuajse gjysma (44%) e të anketuarve besojnë se vendi do të bëhet anëtar i BE -së, kurse viti mesatar në të cilin mendojnë se kjo mund të ndodhë është viti 2026.

Vetëm një e treta e të rinjve (29%) konsiderojnë se autoritetet janë në dijeni të nevojave dhe problemeve të tyre. Kur bëhet fjalë për të rinjtë me aftësi të kufizuara, vetëm 8% vlerësojnë se autoritetet kujdesen plotësisht ose pjesërisht për ata dhe problemet e tyre.

 

Të rinjtë e anketuar tregojnë vetëdije të lartë për votimin, nga të cilët 74.7%  kanë votuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020. Një e pesta e të rinjve (20.3%) thonë se ndërmarrin rregullisht aktivitete për zgjidhjen e problemeve sociale, kurse një e treta e atyre që vepruan (33.4%) arritën ta zgjidhin problemin.

Pandemia nuk i kurseu edhe të rinjtë, pothuajse 15% u është ulur rroga gjatë krizës, ndërsa 6% humbën punën. Për sa i përket arsimimit, të rinjtë që janë në procesin arsimor japin notë mesatare 3 për cilësinë e mësimdhënies gjatë pandemisë.

This slideshow requires JavaScript.

Që të përmirësohet jeta e të rinjve në vend, disa nga rekomandimet kryesore janë garantimi i fondeve në buxhetin e shtetit për të rinjtë dhe politikat rinore, komunat të formojnër këshilla rinorë lokalë dhe hapjen e qendrave rinore, kurse partitë politike të angazhohen që rinia të përfaqësohet në programet dhe listat e kandidatëve të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Të mbështetet organizanizimi rinor dhe të garantohet ligjërisht pjesëmarrja e shkollës së mesme. Institucionet të punojnë në informimin dhe edukimin e të rinjve për nevojën e vaksinimit për të parandaluar përhapjen e KOVID-19.

Hulumtimi u realizua përmes anketës telefonike nga Instituti TIM në vitin 2020, ndërsa u përpunua nga Forumi Rinor Arsimor dhe Fondacioni për demokraci Westminster.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button