Postimi dezinformon se vaksinat kundër Kovid do të ndikojnë në paraqitjen e një lloji të ri që do të vrasë 35 përqind të njerëzve

Dokumenti që shoqëron postimin përshkruan katër skenarë hipotetikë për të ardhmen e pandemisë me koronavirusin e që kanë të bëjnë me vetë virusin. Në skenarin e parë përmendet numri i treguar në postim, por shkruan se ky skenar hipotetik do të ndodhte si rezultat i një mutacioni të ri të koronavirusit, dhe jo të vaksinës, siç pretendohet në mënyrë të rreme në këtë postim në Facebook, shkruan Vërtetëmatësi

Po recenzojmë një postim në Facebook në të cilin thuhet se Komisioni i sëmundjeve infektive në Mbretërinë e Bashkuar i ka dërguar një dokument qeverisë së këtij vendi në të cilin gjoja e “ pranon” se vaksinat kundër Kovid-19 do të ndikojnë në paraqitjen e një lloji të ri që do të vriste deri në 35 përqind të njerëzve, sepse vaksinat nuk e parandalojnë infeksionin me virusin dhe transmetimin e tij.

Në mbështetje të këtij pretendimi, është vendosur një lidhje që çon deri tek një artikull i cili, nga ana tjetër, i referohet këtij dokumenti. 

Sipas asaj që është shkruar në postim, pikërisht ky dokument tregon se vaksinat kundër Kovid-19 do të ndikonin në paraqitjen e një lloji të ri të koronavirusit  që do të vriste deri më 35 përqind të njerëzve, sepse nuk e parandalojnë infektimin me Kovid dhe transmetimin e tij tek persona të tretë nga personat e vaksinuar.

„Vërtetmatësi“ e shqyrtoi me kujdes këtë  dokument dhe erdhi në përfundimin se ajo që është thënë në postim është një dezinformatë.

Në dokument përshkruhen katër skenarë hipotetikë për të ardhmen e pandemisë me koronavirusin e që kanë të bëjnë me vetë virusin. Në skenarin e parë përmendet numri i treguar në postim, por shkruan se ky skenar (hipotetik dhe i parealizuar) do të ndodhte si rezultat i një mutacioni të ri të koronavirusit, dhe jo të vaksinës, siç pretendohet në mënyrë të rreme në këtë postim.

Në dokument thuhet:

Skenari i parë do të ishte një lloj që shkakton sëmundje më serioze se ajo deri më tani tek pjesa më e madhe e popullatës, për shembull me një shkallë të ngjashme vdekshmërie si për koronaviruset e tjerë si Sars CoV (pothuajse 10 përqind shkallë të vdekshmërisë) ose Mers CoV (pothuajse 35 përqind shkallë të vdekshmërisë). Kjo mund të shkaktohet nga mutacionet ose rekombinimet me gjene të tjera virale. Kjo mund të ndodhë duke ndryshuar gjenet e brendshme të Sars CoV 2 si proteinat polimerazë. Këto gjene e përcaktojnë rezultatin e infeksionit duke ndikuar në mënyrën e përpunimit të virusit në qelizë, shkallën në të cilën virusi replikohet dhe përgjigjen antivirale të qelizës ndaj infeksionit. Është precedent për koronaviruset që të sigurojnë gjene ose sekuenca shtesë nga nikoqiri, ose vetvetja ose nga viruse të tjerë. Arsyeja e dytë pse mund të ndodhë ky skenar është rikombinimi midis llojeve beta dhe alfa ose delta.

Për ta shmangur këtë skenar, ekziston një pjesë e dokumentit që i referohet zgjidhjeve, pra për përgjigjet ndaj këtij skenari.

Në atë pjesë (faqja 2 e dokumentit), thuhet se ajo që mund të bëhet për ta shmangur këtë skenar është dhënia e një doze përforcuese të vaksinës për të siguruar mbrojtje kundër një sëmundjeje të rëndë, për ta zvogëluar rrezikun e transmetimit të Sars Cov 2 në Mbretërinë e Bashkuar, për ta minimizuar rrezikun e importimit të llojeve të reja nga territore të tjera, për ta vazhduar zhvillimin e barnave terapeutike kundër Sars Cov 2.

Vihet re se nuk përmendet aspak se vaksina do të ndikonte në paraqitjen e një lloji të ri, siç pretendohet në mënyrë të rreme në postim.

Sipas skenarit të dytë, në të ardhmen mund të shfaqet një lloj i ri i koronavirusit që mund të jetë rezistent ndaj vaksinës që është aktualisht në përdorim. Kjo mund të shkaktohet nga një ndryshim në antigjene, domethënë, të krijohet një virus që do të jetë i aftë për replikim në nivele të larta në qelizat njerëzore. Si pasojë do të kishim një virus që shkakton sëmundje të ngjashme me Sars Cov 2 kur u shfaq për herë të parë, por kundër të cilit nuk do të funksiononin vaksinat aktuale. Në pjesën për zgjidhjet, pra rekomandimet për atë që mund të bëhet në një rast të tillë, shkruhet se duhet të krijohet një vaksinë e ngjashme.

Për shkak të këtij argumentimi të dhënë, domethënë pas leximit të dokumentit të plotë që është i bashkëngjitur në postimin që po recenzojmë, ne i vlerësojmë si të pavërteta pretendimet se “vaksinat kundër Kovid-19 do të ndikonin në paraqitjen e një lloji  të ri që do të vriste deri në 35 përqind të njerëzve sepse vaksina nuk shërben për ta parandaluar virusin “.

Ajo pjesë është keqinterpretuar, edhe pse vetë dokumenti është shumë i qartë dhe është e vështirë të bësh gabime në interpretimin e tij, sidomos përsa i përket faktit se këto janë skenarë hipotetikë që nuk janë realizuar në realitet dhe kjo është theksuar në mënyrë eksplicite dhe decide.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button