Zjarret, situatë kritike në Kumanovë dhe Prilep, sot do të arrijë ndihmë nga Mali i Zi dhe Franca

Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve, të cilat janë ende aktive në disa vende. Sitata kritike është në rajonin e Kumanovës dhe Prilepit, por edhe në fshatin Pobozhje, ku dje u dogjën tre shtëpi. Në teren, së bashku me ekipet e vendin po intervenojnë edhe ekipet nga Austria, Sllovenia, Bullgaria dhe Rumania, ndërsa për sot është paralajmëruar ndihmë edhe nga Mali i Zi dhe Franca, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Mbrojtjes informojnë se Mali i Zi do të dërgojë një helikopter “bell 412”, si dhe një ekuipazh prej katër vetash, si ndihmë për luftimin e zjarreve, pasi Këshilli i mbrojtjes dhe sigurisë i Malit të Zi solli vendim që ta miratojë këtë kërkesë të ministres së Mbrojtjes së Malit të Zi, Olivera Injac.

Ndihma nga Mali i Zi vjen si rezultat i një kërkese nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska për homologen e saj malazeze Injac, dhe do të zbatohet përmes Qendrës Koordinuese të NATO -s për Reagimin e Krizave EADRCC.

Edhe Franca sot do t’u bashkohet përpjekjeve për shuarjen e zjarrit. Në dispozicion do të kemi tre gjeneralë nga shërbimi zjarrfikës francez, të cilët janë një nga ekspertët më të mirë në zjarret me rrezik të lartë.

“Ndihma nga Franca do të plotësohet me pajisje shumë të sofistikuara të përbëra nga dronë me pilot / operatorë francezë, të cilat do të ndihmojnë shumë në identifikimin, hartimin dhe informimin e hershëm të pikave të nxehta të mundshme të zjarrit, si pjesë e rëndësishme e operacionit të përgjithshëm për të luftuar zjarret” , njoftoi dje ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Gjatë gjithë periudhës ndërsa zjarret po ndizen në vend, pjesëtarët e Armatës janë në terren së bashku me zjarrfikësit. Sipas ministres Shekerinska, ishte pikërisht Ushtria ajo që luftoi pa pushim zjarret, për qytetarët e saj dhe vendin e saj.

Ajo theksoi se Ushtria dhe pjesëtarët e saj kanë treguar se janë gjithmonë dhe kudo të parët që i përgjigjen kërkesës së qytetarëve dhe shtetit, për të investuar me të gjithë kapacitetin e tyre, me të gjitha njohuritë e tyre me të gjitha pajisjet e tyre për të shpëtuar të parët jetën e njeriut dhe më pas edhe  të mirat materiale dhe të mirat natyrore të shtetit.

“Të angazhuara ishin dhe janë të gjitha kapacitetet e Armatës, potenciali njerëzor dhe avionët, për të cilat në asnjë moment praktikisht nuk kishte vend për pushim. Të angazhuar janë njësitë e këmbësorisë nga Komanda e Operacioneve, Brigada e Parë, forcat speciale dhe plotësisht të angazhuar ishin anëtarët dhe avionët WING të forcave Ajrore”, theksoi Shekerinska.

Të angazhuar janë gjithsej 1.614 pjesëtar të Ushtrisë në gjithsej 12 vende në të gjithë vendin, kryesisht në terrene të paarritshme të prekura nga zjarri.

Ndihmë gjatë shuarjes së zjarreve përveç zjarrfikësve dhe zyrtarëve të ushtrisë, japin edhe ekipet nga Austria, Sllovenia, Bullgaria dhe Rumania.

Sipas informacioneve të Komandantit të WING të Forcave ajrore, kolonel Stojko Pejovski, përfshirë ditën e djeshme, janë realizuar një numër i madh i fluturimeve si helikopterë vendas ashtu edhe të huaj dhe avionë të përfshirë në shuarjen e zjarreve, gjatë të cilave janë hedhur 850 tonë ujë.

Dje, në kampin në Pehçevë ishte lënduar një zjarrfikës austriak, i cili u transferua në klinikën e Shkupit ku u trajtua.

Zjarret nuk janë shuar për ditën e dhjetë me radhë, edhe atë në disa lokacione të vendit.

Dje, ishin djegur tre shtëpi në fshatin Pobozhje, më saktësisht në Çuçer Sandevë në Shkup, ku pati djegie gjatë gjithë ditën, por më vonë u lokalizua.

Akoma jan’ aktive zjarret në rajonin e Kumanovës, në Agino Selo, por edhe në rajonin e Prilepit, pranë fshatit Sredorek.

Në Makedonski Brod, aktiv janë zjarret në fshatrat Deviç dhe Sllatinë. Zjarre ka edhe në Pehçevë – Berovë, pranë vendit Bajaz Tepe.

Zjarri në Saraj, pranë fshatrave Raoviq dhe Bukoviq, është ende aktiv.

Aktiv është zjarri në Petrovec, fshati Divlje, por edhe ai në Prilep, Toplicë drejt fshatit Kërstec.

Ndryshe, pas disa ditësh luftime me zjarrin mbi fshatin Budinarcë, pasditen e djeshme zjarri u shua. Me këtë, zjarri i madh pyjor në zonën e komunave të Pehçevës, Dellçevës dhe Berovës u shua plotësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button