Në këta qytete kemi përqindje më të vogël dhe të madhe të të vaksinuarve në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka arritur të vaksinojë 32 përqind e qytetarëve kundër virusit Kovid-19, ndërsa qyteti me përqindje më të madhe të vaksinimit është Gjevgjelia, ndërsa më së paku Gostivari, transmeton Portalb.mk.

“Vaksinimi po realizohet pa ndërprerë në gjithë qytetet e vendit. Po vaksinohet popullata të moshës mbi 16 vjeçare dhe pa terminë të caktuara. Nga mosha madhore, 32 përqind e popullatës në gjithë shtetin janë tashmë janë imunizuar së paku me një dozë të vaksinës”, raportojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Raportohet që Gjevgjelia me 51% dhe Kavadari me 50.3% janë dy qytetet me më së shumti të vaksinuar, derisa Gostivari ka vetëm 19.9% të vaksinuar.

Në qytetin e Ohrit janë vaksinuar 48.1% me dozën e parë, 47.9% në Negotinë, me 46.3% dhe 46.7%  janë vaksinuar Manastiri dhe Resnja,  Berova me 44.1%, Pehçeva 43%, Shtipi 43.1%, Vallandova 40.5%. Nga 30 deri 40% janë vaksinuar Demir Hisari, Velesi, Sv.Nikolla, Koçani, Dellçeva, Kriva Pallanka, Prilepi, Krusheva, Shkupi dhe Probishtipi, ndërsa me nga 20 deri 30% është e vaksinuar popullata në Kërçovë, Vinicë, Kumanovë, Kratobë, Dibër, Strugë, Makedonski Brod, Strumië, Tetovë dhe Radovish.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button