Prej sot do të hapen edhe katër pika të reja për vaksinim në Shkup

Ministria e Shëndetësisë informoi se, për shkak të interesit të madh për vaksinim prej sot në Shkup do të hapen edhe katër pika për imunizim kundër Covid – 19, transmeton Portalb.mk.

Pikat në Shkup që do të fillojnë me punë prej sot janë Poliklinikat Bit Pazar, Draçevë, Çento dhe Gjorçe Petrov.

Në dy ndërrime do të punojnë pikat në Çair, Jane Sandaski, Bukuresht dhe Bit Pazar. Në ndërrim të parë do të punojnë në Shuto Orizarë. Draçevë dhe Çento.

“Vaksina ka mjaftueshëm, në të gjitha pikat sasitë e harxhuara plotësohen. Në dispozicion janë rreth 400.000 doza prej tyre prej gjithsej gjithë prodhuese 200.000 për dozën e parë. Për dozë të parë kemi 80.000 Sinovac, 50.000 Astra Zeneca dhe 70.000 Pfizer. Çdo javë arrijnë rreth 20.000-30.000 vaksina Pfizer dhe kjo dërgesë do të vazhdojë të arrijë edhe në javët e ardhshme deri në fund të vitit. Vaksinat janë të sigurta dhe janë arma e vetme me të cilin disponojmë në luftën kundër virusit Covid – 19. Vaksinat mbrojnë nga një rrjedh e rëndë e sëmundjes dhe vdekjes nga virusi. Vetëm me vaksinim masiv të popullatës mund t’i ndalojmë mutacionet e mëtejmë të këtij virusi dhe për këtë, bëjmë thirrje për përfshirje drejt procesit të imunizimit gjithë qytetarëve”, theksuan nga kjo ministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button