RMV, zvogëlohet niveli i ujit në liqenet natyrore

Niveli i ujit në tre liqenet natyrale në vend është ulur në krahasim me ditën e djeshme. Sipas të dhënave të fundit nga Administrata Hidrometeorologjike(HMA), niveli i Liqenit të Dojranit është zvogëluar për dy centimetra, kurse Liqeni i Prespës dhe Liqeni i Ohrit me një centimetër secili në krahasim me ditën e djeshme, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, niveli i ujit në Liqenin të Dojranit është 2.64 metra më i lartë se mesatarja shumëvjeçare për gushtin, ndërsa nivelet e dy liqeneve të tjerë natyrorë janë më të ulëta se mesatarja. Liqeni i Ohrit me nëntë centimetra dhe  Liqeni i Prespës me 1.62 metra.

Nivelet e ujit të shumicës së lumenjve në vend janë më të ulëta se mesatarja dhe pothuajse të gjithë tregojnë një rënie të lehtë të nivelit në krahasim me ditën e djeshme. Përjashtim bëjnë “Vardari” në pikën matëse pranë Jegunovcës dhe “Strumica” pranë Novo Sellës ku niveli i ujit është pak më i lartë se dje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button