Kina dhe Rusia filluan stërvitjen e përbashkët ushtarake

Forcat e armatosura të Kinës dhe Rusisë filluan stërvitjet e përbashkëta ushtarake në Rajonin Autonom Ningxia Hui në veri të Kinës. Stërvitja synon të thellojë aftësinë e operacionit të përbashkët kundër terrorizmit midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, stërvitja synon të thellojë aftësinë e operacionit të përbashkët kundër terrorizmit midis dy vendeve.

Vlen të përmendet se stërvitja përkoi me një periudhë kur Kina është e shqetësuar se dhuna dhe paqëndrueshmëria që përshkallëzohej në Afganistan pasi SHBA-ja filloi të tërhiqej nga Afganistani do të ndikonte në rajonet e saj kufitare.

Duke deklaruar se stërvitja synon të sigurojë paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar, zyrtarët ushtarakë kinezë nënvizuan se në periudhën e re është i rëndësishëm zhvillimi i besimit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe koordinimit pragmatik midis vendeve në kuadrin e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës Kinë-Rusi.

Rajoni Autonome Ujgur Xinjiang në Kinën veriperëndimore ka një korridor të ngushtë kufitar me Afganistanin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button