Në Maqedoninë e Veriut ka edhe 4 zjarre aktive

Në Maqedoni sot ka edhe disa zjarre aktive, përfshirë edhe atë te fshati Budinarcë në Komunën e Berovës, i cili ditëve të fundit theksohej vazhdimisht si më i madhi dhe më i paparashikueshmi. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thanë se, ky zjarr dalëngadalë nga vihet nën kontroll, ku po marrin pjesë edhe ekipet e Austrisë, Sllovenisë dhe Bullgarisë dhe një helikopter nga ARM, transmeton Portalb.mk.

“Mbrëmë kishte 14 zjarre aktive, momentalisht ka vetëm katër dhe presin që gjatë ditës të shuhet ai në Budinarcë. Në shuarjen e këtij zjarri janë angazhuar më shumë se 500 persona”, deklaroi drejtori i QMK, Stojançe Angellov.

Zjarri në fshatin Nov Istevnik, i cili filloi që më 2 gusht, përfundimisht është lokalizuar dhe është vënë nën kontroll.

Për shkak të terrenit të paqasshëm, zjarri mbi fshatin Rahoviq në Komunën e Sarajit edhe më tej është aktiv dhe paraqet rrezik potencial për vendin e gjuetisë Jasen dhe Matka. Ky zjarr ndahet në dy drejtime, prej të cilëve njëri shkon  në drejtim të Matkës. Është paralajmëruar se në shuarjen do të kyçet edhe avioni rumun kundër zjarrit.

Zjarret në komunat Shtip, Prilep, Petrovec dhe Çashka janë vënë nën kontroll, edhe pse në disa vende akoma ka zjarr. I tillë është rasti me zjarrin në Petrovec, i cili nga fshati Divlje është drejtuar kah Konjarja e Mesme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button