RMV, mbi 1.500 ushtar të përfshirë në shuarjen e zjarreve, 588 polic vetëm në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në aktivitetet për shuarjen dhe parandalimin e zjarreve nga Ministria e Punëve të Brendshme ishin angazhuar rreth 588 polic, janë realizuar 222 moto-patrulla dhe janë përdorur 175 automjete, njoftoi Ministria e Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Nga atje theksojnë se gjatë 24 orëve të fundit në teren kanë qenë edhe  anëtarët e të gjitha njësive speciale të policisë: Njësia speciale antiterror “Tigri”, Njësia për ndërhyrje të shpejtë dhe Njësia speciale për mbështetje, të cilat ndihmojnë në mënyrë vetëmohuese për shuarjen e zjarreve.

“Më 09.08.2021 është ngritur kallzim penal nga SPB Strumicë në lidhje me një zjarr më datë 08.08.2021. në udhëkryqin fsh. Dabile – fsh. Saçevo, kundër D.K. (30) nga fshati i Banicë, për veprën penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Më datë 09.08.2021 në stacionin policor Velushina – Manastir, kurse në lidhje me zjarrin e ndodhur më datë 09.08.2021. në zonën e fshatit Kishava, në bisedë zyrtare në stacion policor ishin thirru katër persona të moshës 21 deri në 27 vjeç, të gjithë nga fshati Kishavë dhe po punohet për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ministria e Punëve të Brendshme bën thirrje që rreptësisht të respektohet ndalimi i lëvizjes në pyje, qytetarët maksimalisht të përmbahen nga ndezja e zjarreve, mbeturinave, të mos hidhen zjarre të pashuara dhe të mos lënë shishe qelqi ose objekte të tjera të cilat gjatë ekspozimit të gjatë në diell mund të shkaktojnë zjarre. Ata theksojnë se është e patjetërsueshme vigjilenca maksimale dhe sjellja plotësisht e përgjegjshme e secilit individ.

Ministria e Mbrojtjes, nga ana tjetër, informoi se në dhjetë ditët e fundit që nga shpërthimi i zjarreve, 1.500 pjesëtarë të Armatës janë përfshirë në trajtimin e zjarrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button