RMV, prej sonte në mesnatë çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës mori vendim për ulje të çmime të derivateve të naftës për 1 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të lirohet për 1,5 denarë, transmeton Portalb.mk.

Çmimi i ri benzinës për motorë EUROSUPER BS 95 do të jetë 72,00 denarë për litër, ndërsa benzina për motorë EUROSUPER BS 98  do të jetë 74,00 denarë për litër, nafta për motorë EURODIZEL BS (D-E V) do të jetë 62,50 denarë për litër, vaji ekstra i lehtë 1 (EL-1) 62,00 denarë për litër dhe mazuti М-1 SU – 36,876 denarë për kilogram.

Me vendimi e KRRE-së bëhet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftën mesatarit për 1,91 përqind në raport me vendimin e 3 gushtit.

KRRE në arsyetimi për çmimin e derivateve theksoi se, në periudhën e kaluar shtatë ditore çmimet referuese në tregun botëror, mesatarisht shënojnë ulje: benzina për 2,646 %, nafta 3,041%, vaji ekstra i lehtë 2,917 % dhe te mazuti ka ulje për 3,215 %. Në periudhën e njëjtë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 0.548%.

Javën e kaluar dieseli u shtrenjtua për 3,5 denarë për litër, vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 1,5 denarë, ndërsa benzinat për dy denarë për litër, apo mesatarisht çmimet u rriten për 3,36 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button