Premtime vetëm në letër, asnjë iniciativë për ndërtimin e spitalit të ri në Strugë

Spitali i ri, madje dhe renovimi i spitalit aktual në qytetin e Strugës mbetet një premtim i parealizuar nga kryetari aktual Ramiz Merko. Nga viti 2017 deri në vitin 2021 të vetmet punë që u bënë në këtë spital ishte rregullimi i hapësirës për parkim, shtrimi i rrugicave dhe vendosja e spitalit modular për rastet COVID19. Spitali i Përgjithshëm i Strugës vazhdon të funksionojë në kushte shumë të këqija, shkruan Portalb.mk.

Spitali i Përgjithshëm i Strugës vazhdon të funksionojë në kushte të mjerueshme edhe pse me vite të tëra në Strugë premtohet përmirësimi i kushteve në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit. Megjithatë deri më sot në Strugë as nuk është iniciuar ndërtimi i një qendre të re spitalore dhe as renovim i mirëfilltë i objektit aktual ku trajtohen pacient nga i gjithë rajoni Maqedonisë jug-perëndimore por edhe pacientë nga qytete fqinje të Shqipërisë.

Gjatë fushatës parazgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2017, zgjidhje për spitalin e Strugës premtoi dhe Ramiz Merko, kryetar aktual i Komunës. Merko prezantoi para qytetarëve konceptin “shëndeti në të gjitha politikat lokale” dhe u zotua se do të sigurojë që të gjithë qytetarët e Strugës do të përfitojnë nga sistemi bashkëkohor gjithë përfshirës shëndetësor. Në programin zgjedhor të vitit 2017 “Për Komunën që Duam” (faqe 20), kryetari Ramiz Merko premtoi: Rinovimin e Spitalit Të Përgjithshëm të Strugës (në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë).

Ramiz Merko premtimin për përmirësimin e gjendjes në spitalin e qytetit e përsërit edhe gjatë një intervistë nga Portalb dhe Vërtetmatës.mk, në maj të vitit 2018, ai madje premtoi se deri në qershor apo korrik të të njëjtit vend do të ketë një plan urbanistik ku do të përcaktohet dhe lokacioni për ndërtimin e një spitali të ri. Në pyetjen e gazetares se “ju keni premtuar një spital të ri por ku janë ingerencat e Komunës dhe pushtetit”, Merko përgjigjet si më poshtë:

“Ne duhet të kemi bashkëpunim pushtet vendor dhe qendror. Ne që ditën e parë që kemi ardhur po punojmë në sjelljen e planit gjeneral urbanistik, ku ndër të tjera në atë plan duhet të bëjmë vend edhe për një spital të ri. Pikërisht këto janë ingerencat e Komunës për sjelljen e planit gjeneral urbanistik. Në të njëjtën kohë kemi kërkuar nga Ministria nëpërmjet strukturave të BDI-së,  që në buxhetin e 2018-tës mos vëmë mjete për renovimin e spitalin por për mjete për bërjen e dokumentacionit teknik për spital të ri”, u shpreh Ramiz Merko (min 7.33-8.55).

Mes tjerash, gjatë intervistës Merko prezantoi një opsion të ri dhe pretendon se brenda 2 vitesh premtimi do të realizohet. Me qëllim që mos ngarkohet Komuna me financa dhe as shtetin, Merko propozon që vendi aktual ku ndodhet spitali ti jepet një investitori dhe mjetet e siguruara nga investitori të ndërtohet spital i ri në një lokacion tjetër të qytetit.

Edhe pas 4 vitesh nuk ka asnjë ndryshim dhe asnjë iniciativë për ndryshimin e gjendjes së këtij spitali. Nga inspektimi jonë në terren vërejtëm se të vetmet ndryshime në spitalin e Strugës janë: vendosja e spitalit modular për pacientët me COVID19, shtrimi i rrugicave që lidhin repartet e spitalit dhe rregullimi i parkingut të spitalit, i cili pas renovimit u bë me pagesë për qytetarët.

Foto-galeri me pamje nga Spitali i Përgjithshëm i Strugës: 

Përndryshe, përveç kushteve të mjerueshme për trajtimin e pacientëve spitali i Strugës përballet dhe me mungesë të personelit profesional mjekësor.  

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button