Zjarre aktive ka në Berovë, Shkup, Manastir, Kumanovës – është lokalizuar në Dellçevë

Akoma janë aktive zjarret në Pehçevë, Saraj, Petrovec, Nagoriçan i Vjetër , Prilep, Shtip, Manastir, njoftoi Qendra për Menaxhim me Krizave (QMK), sipas situatës deri në orën 8. Zjarri në Dellçevë është nën kontroll dhe nuk ka rrezik të përhapjes së tij, ndërsa është lokalizuar edhe zjarri në zonën e fshatrave Dren – Smollane, Prilep, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi QMK, zjarret në fshatin Tërbotivishtë – Nov Istevnik dhe fshatin Razllovc në komunën e Dellçevës janë nën kontroll të plotë dhe nuk ka rrezik të përhapjes së tyre. Ekipet që monitorojnë ndodhen në vendin e zjarrit kur shfaqet një pikë e nxehtë në zonën e djegur reagojnë menjëherë ndaj një zgjerimi eventual.

Në komunën e Berovës, zjarri është ende aktiv në Budinarc -Mitrashincë ku po digjet një pyll. Ekipet që ishin në teren po tërhiqen me qëllim të dalin përsëri në teren në orët e hershme të mëngjesit. Do të ketë vëzhgues që do të monitorojnë situatën, dhe nëse ka nevojë do të mobilizohen ekipe tjera. Për momentin nuk ka fshatra të rrezikuar nga zjarri. Gjatë ditës së djeshme ndërhynë: ARMV 22 pjesëtar, Njësia kundër zjarrit Austria 60 pjesëtar Njësia kundër zjarrit Sllovenia 45 pjesëtar, Popullsia vendore 15 dhe Subjektet e tjera rreth 60 persona.

Në komunën e Berovës, zjarri është ende aktiv në shtrirjen Budinarci-Mitrashinci ku po digjet një pyll me pisha. Ekipet që ishin në fushë po tërhiqen në mënyrë që ata të dalin përsëri në fushë në orët e para të mëngjesit. Do të ketë vëzhgues që do të monitorojnë situatën, dhe nëse ka nevojë të mobilizohen ekipet e tjera. Për momentin nuk ka fshatra të rrezikuar nga zjarri. Gjatë ditës së djeshme ndërhynë: ARSM 22 anëtarë, PP Austria 60 anëtarë, PP Sllovenia 45 anëtarë, Popullsia vendore 15 dhe Subjektet e tjera rreth 60 persona.

Sipas njoftimit të Njësisë Territoriale e Zjarrfikësve Shtip, në orën 12 morën raport për një zjarr që shpërtheu në zonën e fshatit Dragoevë dhe fshatit Sellcë në komunën e Shtipit. Katër persona nga OP Serta nga Shtipi dhe katër zjarrfikës ndërhynë në shuarjen e zjarrit me kamion zjarrfikësish. Zjarri është ende aktiv, ndërsa shuarja e tij do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.

Në rajonin e Shkupit, në Komunën e Sarajit, zjarri në Rahoviq -Bukoviq momentalisht nga zjarri nuk rrezikohen fshatrat, po digjet një pyll i përzier dhe është në një terren shumë të paarritshëm. Në vendin e zjarrit ndodhet një ekip i Brigadës së zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.

Lidhur me zjarrin në Katllanovë, gjegjësisht Divlje dhe Krushje (komuna e Petrovecit), për shkak të ndërhyrjes nga ajri, shuarja nga toka ishte i pamundur. Në teren është një automjet dhe pesë zjarrfikës, ndërsa ekipi nga Karaxhica është tërhequr plotësisht.

Në rajonin e Manastirit, gjatë ditës së djeshme sërish është riaktivizuar një zjarr pranë fshatit Toplicë, komuna e Prilepit, përgjatë autostradës Prilep-Gradsko. Sipas informacioneve të fundit, zjarri i riaktivizuar po lëviz drejt zonës së fshatit Kërstec.

Në rajonin e Kumanovës, prej mbrëmë është aktiv zjarri në zonën në fshatin Drenk. Ekipi i Njësis Territoriale. Ekipi është ende në terren dhe po punon për shuarjen e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button