Zaev për “Politika”: “Ballkani i hapur” nuk është zëvendësim i BE-së

“Ballkani i hapur” është pasqyrë e vullnetit politik në Maqedoninë e Veriut, Serbia dhe Shqipëria është iniciativë e interesit publik më të lartë. Lidhem me qëllim të qartë, të hapur dhe publik që popujt tanë sa më shpejtë të ndjejnë përfitime direkte, ekonomike nga lehtësimet të cilat i sigurojnë. Presim shumë shpejtë përfitimet të ndjehem në buxhetin vendor të milionë familjeve, në cilësinë e milionë qytetarëve, tha kryeministri Zoran Zaev në tekstin autorial të gazetës serbe “Politika”, transmeton Portalb.mk.

“Atë që sot e ndërtojmë është evropiane dhe aspak më ndryshe, sepse ne vete në themelet e saj i përmban katër liritë e Bashkimit Evropian – liria e lëvizjes së njerëzve, të mira, kapital dhe shërbime. Ballkani i Hapur është demonstrim në progres, hapi i ynë përpara drejt së cilit jemi drejtuar duke ndjekur vullnetin e shumicës të popujve tanë. Nuk ka më pritje dhe nuk ka refuzime. Mbështetja e secilit është e mirëseardhur në këtë rrugën tanë evropiane, ndërsa më së shumti është e mirëseardhur mbështetja e Bashkimit Evropian, si partner i ynë natyror, i pritur dhe i thirrur gjatë”, vlerëson Zaev.

Ai tha se “Ballkani i Hapur” nuk është alternativë e BE-së por, përmbushje e asaj që duhet ta përmbushë edhe vet BE.

“Ballkani i Hapur” është komplementar dhe jo e kundërta e BE-së. “Ballkani i Hapur” është përforcues i agjendës tonë evropiane, me çka të gjitha tre vendet mbeten të përkushtuar në agjendat e tyre dhe obligimet për qasje në anëtarësimin në BE. Por, jemi pajtuar se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk do ta ndalin integrimin e tyre për shkak të sinjaleve konfuze të cilat i dërgon Brukseli në raport me zgjerimin për të cilin deri dje kanë thënë se është strategjik për Unionin. Dhe përderisa Unioni në mëngjes zgjerohet, ndërsa në mbrëmje mbyllet, rruga jonë është e hapur ditë e natë, evropian, e përkushtuar pa dilema në bashkëpunim, miqësi, solidaritet, në më shumë liri dhe jetë më të mirë për çdo qytetar nga rajoni jonë”, theksoi ai.

Zaev theksoi se qytetarët nuk guxojnë më të presin BE të arrijë konsensus. E tashmja dhe e nesërmja në këtë shekull digjital 21 nuk mund më të presin.

“Nëse vendet anëtare mundën ta krijojnë BE-në, pse ne nuk do të mund ta krijonim “Ballkanin e Hapur”. Modelin e kemi dhe falë Zotit mësojmë edhe nga gabimet tona në të kaluarën, por edhe nga gabimet e BE-së. Mënyra e vetme si mund ta përmirësojmë jetën në rajon është ta sjellim atë që e kanë qytetarët në Gjermani, Francë, Austri, Itali, këtu në rajon. Ndërsa të gjithë e dimë se këto miq tanë do të na ndihmojnë në atë transfer të përvojave, njohurive dhe standardeve”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button