Numri i rasteve aktive me kovid-29 pothuajse 2.000, prijnë Shkupi dhe Tetova

Në pritje është hyrja në fuqi e masave të reja kufizuese në mesin e këtij muaji, numri i pacientëve me kovid-19 po rritet çdo ditë, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti për Shëndet Publik, nga 6.383 teste të kryera, u regjistruan 398 raste të reja të kovid-19, 18 pacientë ishin shëruar dhe katër vdiqën. Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve aktive arriti në 1.994, nga të cilët numri më i madh janë në Shkup 603 dhe Tetovë 572, më pas vijon Gostivari me 221, Kumanova me 145, Kërçova me 73, Strumica me 59, Manastiri me 57, Dibra me 46 , Ohri me 40.

“Futja e masave kufizuese nga 15 gushti është e rëndësishme që më 1 shtator fëmijët të fillojnë shkollën, të kemi regjistrim të suksesshëm, të përfundojnë siç duhet zgjedhjet lokale”, tha dje kryeministri Zoran Zaev.

Ai theksoi se objekteve hotelerike u kanë mbetur tetë ditë për t’u riorganizuar, pasi tani është periudha e organizimit të dasmave dhe festave me ardhjen gurbetçarëve në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button