Messi, lamtumirë mes lotësh: Gjithmonë do ta dua këtë klub, shpresoj të rikthehem në një moment tjetër te Barcelona

Lionel Mesi shpërtheu ne lot sapo doli ne konferencën për shtyp në “Camp Nou” për të zbuluar detajet nga “divorci” me Barcelonën, klubin me të cilin debutoi në vitin 2004, transmeton Top-Channel.

“Barcelona është shtëpia jonë dhe kështu u premtova edhe fëmijëve të mi. Falenderoj të gjithë ata që na ndihmuan. Unë jam rritur me vlerat e kësaj shtëpie, duke e trajtuar veten me përulësi dhe respekt. Kështu veprova me të gjithë në këtë shtëpi dhe shpresoj që kjo të mbetet, përveç gjithçkaje që fitojmë. Do të më pëlqente të them lamtumirë në një mënyrë tjetër. Unë kurrë nuk e imagjinoja lamtumirën time, por nuk do ta kisha imagjinuar në atë mënyrë. Do të më pëlqente ta bëja në fushë, të kisha dëgjuar një ovacion të fundit. Po tërhiqem nga ky klub pa i parë në më shumë se një vit e gjysmë tifozët. Nëse do ta kisha imagjinuar, do të ishte me një stadium të mbushur.
Ndodhi kështu dhe, e përsëris, e vlerësoj dashurinë e gjithë këtyre viteve. Ne kishim kohë të mira dhe të këqija, por dashuria ndihej gjithmonë e njëjtë. Njohja dhe dashuria. Unë gjithmonë do ta dua këtë klub. Shpresoj se mund të kthehem për të qenë pjesë e këtij klubi në një tjetër moment. Shpresoj se mund të kontribuoj diçka në mënyrë që ky të vazhdojë të jetë klubi më i mirë në botë. Jam i sigurt që kam harruar shumë gjëra, por kjo është ajo që mund të them tani, nuk jam në gjendje të mendoj dhe fjalët dalin”.
Që nga viti 2004 sulmuesi argjentinas ka thyer çdo rekord në historinë e skuadrës katalanase, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të mirë të gjitha kohërave në botën e futbollit. Për konferencën e Mesit një numër i madh tifozësh shkuan në ambientet e “Camp Nou”, ndërkohë një interesim i jashtëzakonshëm ishte edhe në rrjetet sociale ku mijëra njerëz priten konferencën e tij te lamtumirës.

Messi tregoi se kishte pranuar 50 për qind zbritje të pagës vetëm e vetëm të vazhdonte me katalunasit, transmeton Telegrafi.

Argjentinasi është pyetur për shumë gjëra, ku njëra nga to ishte edhe për pensionimin. Messi nuk ka treguar saktë datën se kur do të largohet nga futbolli, derisa ka thënë se do të luaj derisa të jetë mirë fizikisht.

“Ta shohim sa mund ta duroj nivelin fizik. Unë fatmirësisht nuk kam pasur lëndime serioze”.

“Do të luaj deri sa të mundem. Unë e di se një ditë kjo do të përfundojë. Ish-shokët e mi të skuadrës më thonë se është e vështirë kur të largohesh dhe mos ta kesh rutinën e përditshme është e vështirë”, tha Messi.

34-vjeçari pritet të udhëtojë drejt Parisit, ku do të nënshkruajë me Paris Saint Germain.

Raportohet se kontrata e parisienëve është dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button