RMV, në 24 orët e fundit, 4 persona e kanë humbur jetën nga Kovid-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 398 raste të reja me Covid – 19 nga 6.383 testime të realizuara, 18 pacientë janë shëruar ndërsa katër persona kanë ndërruar jetë, transmeton Portalb.mk. Momentalisht ka 1.994 raste aktive.

Nga Ministria raportuan që kanë ndërruar jetë 4 pacientë, edhe atë tre nga Kumanova (29v., 49v. dhe 74 v.) dhe një nga Gostivari (78 v.), të vdekur në kushte spitali.

Rastet e reja:

  • Shkup – 136,
  • Tetovë – 86,
  • Gostivar – 46,
  • Kumanovë – 23,
  • Kërçovë – 23,
  • Manastir – 15,
  • Ohër – 13,
  • Strumicë – 13,
  • Dibër – 10,
  • Strugë – 6,
  • Kavadar – 5,
  • Koçan – 4,
  • Prilep – 3,
  • Vallandovë – 3,
  • Veles – 2,
  • Shtip – 2,
  • Sveti Nikole – 2,
  • Resnjë – 2,
  • Radovish – 1,
  • Dellçevë – 1,
  • Probishtip – 1,
  • Makedonski Brod – 1.

Pacientët e shëruar:

  • Shkup – 7,
  • Manastir – 4,
  • Kumanovë – 3,
  • Radovish – 2,
  • Shtip – 1,
  • Berovë – 1.
Rastet aktive:
  • Shkup 69397, aktiv 603
  • Kumanovë 9058, aktiv 145
  • Prilep 8354, aktiv 24
  • Tetovë 7924, aktiv 572
  • Manastir 6373, aktiv 57
  • Veles 5488, aktiv 12
  • Gostivar 5420, aktiv 221
  • Kavadar 5175, aktiv 18
  • Ohër 5061, aktiv 40
  • Shtip 4977, aktiv 12
  • Strumicë 4189, aktiv 59
  • Struga 3013, aktiv 30
  • Koçan 2818, aktiv 22
  • Kërçovë 2681, aktiv 73
  • Gjevgjeli 2197, aktiv 1
  • Negotinë 2184, aktiv 0
  • Sveti Nikole 1530, aktiv 5
  • Resnjë 1238, aktiv 4
  • Kriva Pallankë 1227, aktiv 0
  • Radovish 1173, aktiv 9
  • Berovë 1043, aktiv 10
  • Dellçevë 975, aktiv 1
  • Dibër 990, aktiv 46
  • Vinicë 892, aktiv 6
  • Probishtip 790, aktiv 1
  • Vallandovë 677, aktiv 8
  • Bogdanc 494, aktiv 0
  • Krushevë 490, aktiv 0
  • Demir Hisar 400, aktiv 0
  • Demir Kapi 396, aktiv 0
  • Kratovë 377, aktiv 0
  • Makedonski Brod 366, aktiv 7
  • Pehçevë 276, aktiv 7
  • Makedonska Kamenicë 250, aktiv 1
  • Dojran 132, aktiv 0.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.019.192 testime për COVID-19.

Numri i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 158.025, numri i pacientëve të shëruar në 150.524, i të vdekurve 5.507.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button