fbpx

Asnjëra prej vaksinave kundër Kovid-19 nuk përmban fetuse të fëmijëve të abortuar, krerët fetar bëjnë thirrje për vaksinim

Një postim në Fejsbuk keqinformon njerëzit në lidhje me përmbajtjen e vaksinave kundër Kovid-19, ky person ka përdorur metodën e thirrjes në emocione, duke ju thënë vaksinat kanë në përbërje fetuse të fëmijëve ndërkaq kjo ndalohet rreptësisht nga disa religjione. Megjithatë, hulumtimi jonë tregon se asnjë nga vaksinat e aprovuara nga EMA nuk përmbajnë fetuse të fëmijëve të abortuara, shkruan Portalb.mk.

Personi Maksi Abazaj, i cili është i njohur për shpërndarjen e teorive konspirative të cilat dëmtojnë rrjedhën e imunizimit kolektiv për shkak se ndikojnë te emocionet e popullatës, kësaj radhe, thotë se vaksinat përmbajnë fetuse të fëmijëve të abortuar.

“Tashmë dihet që vak kanë në përbërje fetuse të fëmijëve të abortuar (në disa raste të copëzuar akoma të gjallë).

Një pyetje nga pa dija: Këtyre  besimtarëve (pavarësisht besimit) që shkojnë dhe vak.  jua lejon feja përkatëse të fusin në trupin e tyre copa kufomash” shkruan ai në Fejsbuk.

Si qëndron e vërteta?

Asnjë nga vaksinat mRNA të Kovid-19 nuk përmbajnë qeliza të fetuseve të abortuara. Linjat e qelizave fetale nuk janë të njëjta me indet e fetusit. Linjat fetale janë qeliza të cilat zhvillohen në laborator. Të njëjtat rrjedhin nga qelizat e marra nga një abortim (me vetëdëshirë) në vitin 1970 dhe 1980. Këta qeliza individuale të viteve të lartpërmendura, që atëherë janë shumuar në shumë qeliza të reja përgjatë katër apo pesë dekadave të fundit, duke krijuar linja të qelizave fetale.

Për vaksinën Pfizer-BiNTech dhe Moderna, nuk është përdour asnjë linjë fetale për të krijuar vaksinën, dhe kjo përmbajtje nuk është në injektimin të cilin ju e merrni nga punonjësi shëndetësorë. Qeliza fetale mund të jenë përdorur për të testuar efikasitetin në fazat e mëparshme.

Pse këto dezinformata?

E përsërisim edhe një herë, jo, vaksinat kundër Kovid-19 nuk përmbajnë qeliza të fetuseve të abortuara.

Megjithatë, Pfizer dhe Moderna kanë kryer teste verifikimi (për të parë në qoftë vaksinat funksionojnë) duke shfrytëzuar linjat e qelizave fetale. Si dhe Johnson & Johnson shfrytëzoi linjën fetale të qelizës në zhvillimin e vaksinës, konfirmimin dhe fabrikimin.

Është e rëndësishme të kemi kontekstin e plotë: Linjat e qelizave fetale nuk janë të njëjta me indet e fetusit.

Linjat qelizore fetale janë qeliza të cilat zhvillohen në laborator. Të njëjtat rrjedhin nga qelizat e marra nga një abortim (me vetëdëshirë) në vitin 1970 dhe 1980. Këta qeliza individuale të viteve të lartpërmendura, që atëherë janë shumuar në shumë qeliza të reja përgjatë katër apo pesë dekadave të fundit, duke krijuar linja të qelizave fetale.

Prodhuesit e vaksinës mund të kishin përdorur linjat qelizore fetale në këto tre etapat e zhvillimit të vaksinës:

  • Zhvillimi: Identifikimi i asaj se çfarë funksionon
  • Konfirmimi: Procesi i të siguruarit se funksionon
  • Fabrikimi: Prodhimi i formulës që funksionon

Vaksinat të cilat aktualisht janë aprovuar për përdorim emergjent, Pfizer dhe Moderna kanë përdorur linjat qelizore fetale gjatë njërës prej fazave të prodhimit. (Kështu që, linjat qelizore fetale janë përdorur në fazat zhvillimore dhe të fabrikimit, ndërsa nuk janë në injektimin të cilin ju e merrni nga punonjësi shëndetësor). Megjithatë, të dy kompanitë kanë përdorur linjat fetale të qelizës HEK293 në fazën e verifikimit se vaksinat funksionojnë. Të gjitha HEK293 qelizat rrjedhin nga indi i vitit 1973 i marrë nga një abortim i zgjedhur në Hollandë.

Vaksina Johnson & Johnson është pak më ndryshe

Kjo vaksinë quhet ndryshe “adeno-virus” (Është lloj i virusit që shkakton ftohjen e zakonshme. Virusi në këtë vaksinë është ndryshuar dhe nuk shkakton sëmundje). Me këtë vaksinë, bartësi, në këtë rast adenovirusi, funksionon si makinë shpërndarëse. Adenovirusi ka pasur spike proteinin e virusit korona të shtuar në DNA-në e tij. Adenovirusi e vendos atë material gjenetik në trupin tuaj, duke sjellur DNA të modifikuara në qelizat tuaja. Pastaj qelizat tuaja do të krijojnë proteinën spike, duke aktivizuar edhe sistemin imunitar. Në momentin që aktivizohet, sistemi juaj imunit krijon antitrupa të cilat e luftojnë më pas proteinin spike.

Për ta krijuar këtë vaksinë, Johnson & Johnson infekton PER.C6 linjat  fetale të qelizës me adenovirus. Të gjitha PER C6 qelizat që janë shfrytëzuar për të krijuar JOhnson & Johnson vaksinën rrjedhin nga një ind i marrë në vitin 1985 nga një abort i zgjedhur në Hollandë. Ata shfrytëzojnë këtë linjë qelizore për shkak se është një standard i mirë studiuar për krijimin e vaksinave të sigurta.

Besimtarët të jenë të qetë, asnjë nga vaksinat kundër Kovid-19 nuk përmban qeliza fetale të marra nga abortet e bëra së fundmi

Ne e kuptojmë se kjo temë është shumë senzitive, sidomos për besimtarët. Ne dëshirojmë që të gjithë të jenë të informuar mirë. Ne ju inkurajojmë të gjithëve qukanë dyshime në lidhje me përdorimin e linjave të abortuara të qelizave fetale në zhvillimin e vaksinës të matin rrezikun dhe përfitimet nga vaksinat kundër Kovid-19 me doktorët e tyre si dhe të bisedojnë me liderët e tyre të besimit.

Vatikani ka lëshuar udhëzim i cili i lejon katolikët roman besimtarë që të marrin vaksinën kundër Kovid-19 e cila ka përdorur linjat fetale të qelizës gjatë zhvillimin apo fabrikimit. Lexoni qëndrimin e vatikanit.

Edhe Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka rekomanduar marrjen e vaksinës, pavarësisht se thonë që nuk kanë informacione të shumta rreth përmbajtjes së saj.

“Për ne mbetet e pranueshme vaksina të cilën e rekomandojnë institucionet përkatëse të shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut dhe u rekomandojmë besimtarëve myslimanë ta marrin të njëjtën, derisa nuk kemi një zgjedhje tjetër”, kanë theksuar nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut.

Konkluzion:

  • Aasnjë vaksinë kundër Kovid-19 nuk përmban qeliza të fetuseve të abortuara
  • Një linjë qelizore nga një fetus i abortuar në vitin 1973 është përdorur për të zhvilluar vaksinën AstraZeneca/Oxford University. Megjithatë, vaksina nuk përmban asnjë qelizë fetale.
  • Vaksinat e reja mRNA, të tilla si Pfizer dhe Moderna, janë vaksina sintetike, të renditura në një kompjuter në një laborator dhe nuk përdorin linja qelizore fetale në prodhimin e tyre.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button