Filipçe: Është rritur presioni ndaj spitaleve, pacientët nga Tetova do të dërgohen në Shkup

Kudo në rajon, madje edhe tek ne në pierudhën e fundit po ndodh rritje e pacientët të diagnostikuar të rinj, ndërsa në bazë të përhapjesë të llojit të ri delt të virusit Kovid-19. Kjo thekson në atë se jemi në fillim të një vale të re, informoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, njofton Portalb

Ai theksoi se është vërejtur rritje e presionit ndaj spitaleve në shtet, po jo kudo njëjtë.

“Në Tetovë ka numër më të madh të pranimeve të pacientëve në repartin infektiv, si dhe në spitalin modular – këtu janë të hospitalizuar rreth 45 pacientë gjatë disa ditëve të fundit, prej të cilëve sipas anketave të bëra epidemiologjike më shumë se gjysma kanë marrë pjesë në ahengje. Përveç në Tetovë, numri i pacientëve të sapodiagnostikuar është shumë i lartë edhe në Shkup dhe Gostivar, ndërsa nga dje edhe në disa qytete në shtet – Kumanovë, Kërçovë, Kavadar, Strumicë, megjithatë në këto qytete nuk ka presion në spitale dhe kontrollet në ambulancëdhe në hospitalizim të atyre të cilët duhet të marrin mjekim spitalor”, tha Filipçe.

Ministri Filipçe potencoi se sot kanë bërë marrëveshje, sistem për pranim të pacientëve të cilët duhet të mjekohen në spital nga Spitali i Tetovës do të dërgohen në Shkup për çka, siç tha, do të jetë i hapur kati i dytë i Klinikës infektive për të cilën janë bërë koordinimet e kuardit.

Nga numri i përgjithshëm i pranimeve të pacientëve në spital rreth 150 i cili jashtëzakonisht është rritur gjatë ditëve të fundit, nën 10 për qind janë pacientë të cilët janë tërësisht të vaksinuat dhe ata janë pacientë të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të njëjtit nuk janë kritik. Lloji delta është lloj i cili dukshëm është dominues, jo vetëm tek ne por kudo në rajon dhe Evropë dhe për të cilin është e njohur dhe shkencëtarisht është konfirmuar se për 60-70 për qind për dallim nga lloji alfa, lloji paraprak britanik më shpejtë përhapet dhe është detektuar sasi më e madhe e virusit, i ashtuquajturi virusi loud në mukozë nga tamponët e pacientëve. Se nëse ajo sasi më e madhe e virusit do të japë edhe fotografi më të rëndë klinike, gjegjësisht se nëse pacientët të cilët do të kenë formë më të rëndë të kovidit ende nuk është hulumtuar dhe për këtë po i presim studimet klinike, theksoi Filipçe.

Filipçe potencoi se masat e reja kundër kovidit që Qeveria i solli dhe do të vlejnë nga 16 gushti u dedikohen të gjithë ngjarjeve të organizuara, seminareve, konferencave, vizitave të objekteve hotelierike në hapësira të mbyllura për çka ekzistojnë protokolle, por do të vlejnë edhe për në hapësira të mbyllura.

Tani për tani nuk ka vendim për institucionet, por ai apleoi deri te udhëheqësit e të gjithë institucioneve shtetërore dhe firmave private t’i motivojnë të punësuarit që të vaksinohen.

Për prezencë në takime, konferenca, seminare dhe punëtori për të cilët tanimë ka protokolle do të jetë e domosdoshme të tregohet certifikat për vaksinim për marrje të paktën një dozë dhe nevojitet që të sigurohen shërbime redarësh për këto ngjarje. FIlipçe tha se për zbatim të këtij mekanizmi nevojitet koordinim dhe do të hapë sfida dhe çështje për atë se si kjo do të kontrollohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button