Për 12 orë, tetë zjarre në të hapur në rajonin e Tetovës

Njësiti territorial zjarrfikës i Tetovës gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 11 deri në ora 23 ka intervenuar në tetë vende për shuarje të zjarreve. Janë shuar zjarre në fusha, pjesë pyjore dhe deponi të egra, shkruan MIA, njofton Portalb.

“Intervenuam në Leshnicë të Epërme, Komunën Zhelinë në vende të ndryshme, pastaj në Trebosh, Pallaticë, Xhepçisht, Neproshten dhe Sllatinë. Zjarret pyjore janë në Leshnicë të Epërme dhe Neproshtev, ndërsa në Sllatinë dhe Xhepçisht bar i thatë. Në Trebosh dhe Pallaticë është shuar kallamishte, ndërsa në afërsi të “Petrol Kompani” bar i thatë tek pemishtet. Zjarr kishte edhe në deponi të egër në Neproshten”, deklaroi Uka Aliti nga Brigada zjarrfikëse e Tetovës.

Të gjithë zjarret janë lokalizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button